Rektorati i Universitetit të Tiranës, ka apeluar ndaj studentëve, që t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete. Përmes një njoftimi thuhet se Rektorati i UT, kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve.
Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura, për shkak të protestës.