Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

PD paralajmëron policinë: Qëndroni larg studentëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD paralajmëron policinë: Qëndroni larg studentëve

Partia Demokratike ka reaguar pas incidenteve të forcave policore me studentët, teksa ka pasur një përplasje joverbale mes tyre.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Albana Vokshi tha se narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare, pasi ligji e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete.

Madje, PD paralajmëron se “kryeministri dhe veglat e tij në polici do të paguajnë për kërcënimet e tyre, për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.”

Deklarata e plotë e Vokshit

Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve.

Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit.

Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare.

Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”.

2540d5b3-b09b-4b07-b436-efbf5504c445Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës.

Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.

Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin.

Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome.

Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre.

Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Të Gjitha

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në qeverinë e Kosovës

Policia e Serbisë ndalon në kufi serbët që punojnë në qeverinë e Kosovës

Meta “masakron” Gent Cakajn, posti i Ministrit të Jashtëm fut në kolaps institucionet

Meta "masakron" Gent Cakajn, posti i Ministrit të Jashtëm fut në kolaps institucionet

“Budallallëqe”, shpërthen Icardi: Do të jetë me mua deri në fund të karrierës

“Budallallëqe”, shpërthen Icardi: Do të jetë me mua deri në fund të karrierës







JU REKOMANDOJMË

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Të Gjitha

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com