Policia ka arrestuar gjyqtarin e Shkallës së Parë në Fieri Roland Hysi, i cili u denoncua pasi kërkonte favore seksuale dhe ryshfete.
Ai akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.
Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.
Po ashtu, sot Prokuroria regjistron procedim penal pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro rryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit
Njoftimi i policisë
Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;
– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.