Sot ka nisur dita me pezullim të procesit mësimor në disa shkolla, në juglindje të vendit. Temperaturat e ulta deri në -19 gradë në Korçë, kanë sjellë pezullimin e mësimit në dy shkolla, në fshatin Orman dhe Sheqeras.
Këto dy fshatra njihen si pikat më të ftohta në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë në gjithë shkollat e tjera ka reduktim të orëve të mësimit.