Demi Lovato i është rikthyer jetës normale, pas problemeve shëndetësore të cilat e çuan për muaj me radhë në spital. Por ajo tashmë ia ka dalë mbanë, ndonëse është ende herët për tu marrë me jetën artistike. Reagimi i saj i radhës vjen si kritikë ndaj Instagramit.
Sipas Demit, ky rrjet social shfaq në profilet e njerëzve disa reklama që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të tyre. Ajo ka thënë se reklamat i bëjnë njerëzit të ndihen keq, dhe njekohësisht të kenë probleme edhe me ushqyerjen.
“Kjo është absolutisht e dëmshme për këdo që është i influencuar nga presioni social që ushtrohet ndaj nesh, për shkak të kulturës distike për të humbur peshë, në një botë që na mëson ne të barazojmë vlerat tona me pamjen, dhe veçanërisht këdo që trajtohet për çrregullimet me të ushqyerin”, ka shkruar Demi.