Pas festave të kaluara pranë familjarëve të tyre, tashmë emigrantët po kthehen në vendet e tyre të punës. Që prej orëve të para të ditës, pika kufitare e Kakavijës është përballur me një fluks udhëtarësh. Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punës, pasi festuan në vendlindje.
Mësohet se radhët e automjeteve kanë shkuar deri në 3 kilometër. Kjo situatë paraqitet në doganë prej disa ditësh. Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet.