Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i është rikthyer dialogt të studentëve, dhe “manovrimet” e Ramës. Ai rikthehet pas në kohë, duke kujtuar se në vitin 2015, Rama i nxori studentët e infermierisë duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë.
Për rrjedhojë, sipas tij, ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve. Po sipas tij, Rama po bën sot të njëjtën gjë, duke i marrë zvarrë me ca VKM-ra.