Milani është vënë në kërkim të nëj sulmuesi, teksa në kontigjent ka vetëm Patrik Kutronen dhe Gonzalo Higuain.
Klubi kuqezi dështoi të merrte Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa tashmë ka marrë një tjetër përgjigje negative. Bëhet fjalë për talentin e Juventusit, Moise Kin, të cilin skuadra e Milanit kërkonte ta merrte në formën e huazimit.
Sipas “calciomercato”, oferta ishte për një huazim 6-mujor, me të drejtë blerje në fund të sezonit, por drejtori Paratiçi nuk e ka menduar fare si opsion, duke refuzuar të hyjë në negociata me Milanin për sulmuesin 18-vjeçar.