Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tashmë ka firmosur dy urdhra për zëvendësime në radhët e krerëve të Policisë së Shtetit.
Sipas urdhrit të Lleshajt, “Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”.
Ministria e Brendshme bën me dije se vendimet janë komunikuar paraditen e sotme.
“Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi, paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj”, njofton MB.