Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Çfarë fsheh Elisa? Ndryshon papritur CV-në në faqen e PS

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë fsheh Elisa? Ndryshon papritur CV-në në faqen e PS

Me ndryshimet e fundit në qeveri, disa ditë më parë, Elisa Spiropali është emëruar nga kryeministri Rama, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Më parë ajo ka mbajtur një post të rëndësishëm si drejtore e Doganave (2013-2015).

Për shkak të angazhimit në Partine Socialiste, CV-ja e saj ka qenë e publikuar në faqen zyrtare të PS-së. Por këto ditë jetëshkrimi i parë i Elisës është zhdukur dhe është zëvendësuar me një tjetër, ku ka ndryshme që nuk janë pa rëndësi.

Në CV-në e saj të “vjetër”, theksohen si momente të rëndësishme; shkollimi i saj jashtë Shqipërie dhe që është Kandidate për Doktore Shkencash (2017). Në foton përbri jepet CV e zonjës Spiropali, e publikuar nga ajo vetë në faqen zyrtare të PS, e siguruar nga DITA.

CV e zonjës Spiropali e publikuar nga ajo vetë në faqen zyrtare të PS kohë më parë

Në CV-në e “re”, të ndryshuar orët e fundit është zhdukur fjalia ku thuhet se Spiropali është kandidate për doktorante.

CV e re ku zonja Spiropali ka hequr faktin që është kandidate për doktorante.

Nuk e dimë konkretisht çfarë ka ndodhur me Elisën dhe pse ajo e ka zhdukur këtë detaj jo pak të rëndësishëm për jetëshkrimin e një zyrtari. Në media, muajt e fundit janë publikuar raste të shumë politikanëve të cilët kanë kryer plagjiaturë me temat e doktoraturës.

Për këtë arsye edhe vetë mazhoranca ka bërë një projektligj për veting-un e individëve që kanë tituj shkencorë.

Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.

Kjo ka bërë që ministrja ende e padekretuar të heq dorë nga reklamimi i doktoraturës dhe në uebin e PS ka vendosur një tjetër CV?

Në të cilën nuk përmendet as fakti që është kandidate për Doktore Shkencash dhe as fakti që e ka marrë titullin ‘Doktor Shkencash’?

Çfarë ka ndodhur Elisa? Nuk ke arritur dot ta përfundosh, apo ke marrë një doktoraturë të vjedhur?

Në pritje të përgjigjes, Dita pyeti në Drejtorinë e Doganave për të na vendosur në dispozicion diplomën ose diplomat e Elisës e për ti krahasuar ato me CV-në e saj.

Çdo zyrtar i lartë e ka detyrim të paraqesë në zyrën e Burimeve Njerëzore të institucionit një sërë dokumentash, mes të cilave patjetër ato që kanë të bëjnë me shkollimin.

Përgjigja që morëm nga Doganat ishte vërtet befasuese. Që nga momenti që u emërua si Drejtore e Përgjithshme e deri sa u largua andej, Elisa nuk ka paraqitur diploma shkolle megjithë këmbënguljen e herëpashershme të zyrës së Burimeve Njerëzore.

Neglizhencë? Harresë? Apo ka diçka më shumë që duhet të dimë për CV e ministres së re, artikulimi i së cilës në fakt nuk i përgjigjet diplomimeve andej këtej nëpër botë që ka renditur në mënyrë pompoze në CV./dita

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Pse u shkarkua Ditmir Bushati? Si ishte raporti me Ramën?

Pse u shkarkua Ditmir Bushati? Si ishte raporti me Ramën?

Dëbora zbardh Sarandën

Dëbora zbardh Sarandën

Projeksionet e OKB, 22% e shqiptarëve do jetojnë në fshat në vitin 2050

Projeksionet e OKB, 22% e shqiptarëve do jetojnë në fshat në vitin 2050







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com