Një punonjës i policisë së Sarandës ka denoncuar në faqen e Facebook-ut të Berishës, sa i takon shpërblimeve të Vitit të Ri, ku për të janë dhënë në mënyrë jo të barabartë për punonjësit.
Denoncimi i policit është bërë te ish-kryeministri Berisha, ku shefi i logjistikës së bashku me zyrën e financave, kanë vepruar sipas dëshirës me punonjësit.
Sipas tij, disa pastruese kanë marrë shpërblim, dhe disa prej policëve nuk kanë marrë asnjë lekë.