Në 6 muajt e parë të 2019-s skadojnë plot 1.4 milionë karta identiteti të shqiptarëve. Teksa opozita e sheh këtë si një shqetësim real që ndikon në zgjedhjet e qershorit, ka pasur edhe një reagim nga strukturat shtetërore që kanë nisur një fushatë sensibilizimi.
Ministria e Brendshme ka marrë disa masa për të mos u ndeshur me një fluks aplikimesh, ndërsa Posta Shqiptare, si pjesë e këtij bashkëpunimi mes institucioneve, iu bën apel qytetarëve të nxitojnë.
Për kartat e identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat.
Shqiptarët kanë afat rreth 6 muaj për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja, në mënyrë që të votojnë me këtë mjet identifikimi.