Mirela Kumbaro është një nga ministrat që ‘e kapi lapsi’ i largimeve. Por, para se të bëjë dorëzimet, ajo ka vendosur të bëjë disa lëvizje.
Kumbaro ka firmosur shkarkimin e Kiço Londos si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e zëvendësuar me Jonida Beqon, aktualisht drejtore e Teatrit “Metropol”.
Kjo e fundit ka shprehur hapur mendimin pro shembjes së teatrit dhe ka deklaruar se Teatrin Kombëtar eksperimental dhe atë Metropol do t’i bashkojë në një drejtori të vetme.