Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Habit Manjani: Ndjesë për cinizmin, por Rama s’ka pse jep llogari

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Habit Manjani: Ndjesë për cinizmin, por Rama s’ka pse jep llogari

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas ‘shkundjes’ në qeverinë Rama 2. Në një postim në Facebook, Manjani kërkon ndjesë me ironi për cinizmin që përdor, teksa shprehet se Rama nuk ka asnjë arsye përse të japë llogari, pasi u votua pa asnjë program elektoral dhe pa asnjë premtim të vetëm.

“Prapë ndjesë për cinizmin, por Ai duhet ta çojë deri në fund marrëzinë e tij. Mbase kështu, më në fund njerëzit do ta kuptojnë sa e rëndësishme është VOTA!

Kjo nuk është më çështje e një partie kundër një tjetre, por është marrëdhënia bazë e shtetasve me pushtetin e vet. VOTA është mjeti që i fryn ose rrëzon pushtetet!”, shkruan ndër të tjera ish-ministri.

Postimi i plotë:

Sa me rëndësi është ajo e shkretë votë!!!

Ndjesë për cinizmin, por realisht Edi Rama është në të drejtën e tij.

Është votuar, siç thotë dhe vetë ai “si më i miri prej të gjithëve”, për të qenë në krye të vendit i vetëm.

U votua pa asnjë rrjesht program elektoral dhe pa asnjë premtim të vetëm. Ndaj sot e sa të marrë frymë në atë karrike pushteti, nuk ka detyrim t’i japë llogari politikisht askujt.

Përsëri kërkoj ndjesë për cinizmin, por kjo është e vërteta! Politikisht ai ska asnjë arësye të japë llogari. Kërkoi vota për tepsi e kusi, kundër kazanëve e legenëve, por jo për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme.

Dhe i mori ato vota.

Tani është në habitatin e vet. Ndjehet si mbret që mund të bëjë ç’të dojë, jo vetëm me ministrat por me vendin, me ekonominë, pasurinë e paratë e tij.

Ky është realiteti në të cilin Ai jeton.

Që të vijojë të jetojë i qetë në këtë realitet i mjafton vetëm të mbajë kundërshtarët politikë të përçarë e të dobët. Gjithashtu i duhet të presë ndonjë kokë brenda oborrit, që guxon të ngrihet mbi stekën imagjinare që ka vedosur.

Kurse me popullin Ai vijon t’i tregojë përralla duke i dalë përballë me tuta e brekushe…

Shumë njerëz publikë thonë se është “i sëmurë mendor”. Ndoshta është, por për një gjë jam i bindur: Ai nuk është budalla!

Duke ndryshuar masivisht qeverinë sapo ka veshur brekushet e radhës për të hyre në zgjedhje me ta. Kaq vlejnë këto ndryshime, sa një palë brekushe elektorale.

Ai është në rol dhe në sjelljen e tij, për të cilën është VOTUAR. Skandalet, vjedhjet, largimet masive të njerëzve, dhunimi i Kushtetutës e ligjeve, eleminimi i kundërshtarëve, izolimi i vendit nga perëndimi e gjëma të tjera si këto janë pjesë e jetës së tij politike me të cilat Ai nuk turpërohet, por krenohet.

Prap ndjesë për cinizmin, por Ai duhet ta çojë deri në fund marrëzinë e tij.

Mbase kështu, më në fund njerëzit do ta kuptojnë sa e rëndësishme është VOTA!

Kjo nuk është më çështje e një partie kundër një tjetre, por është marrëdhënia bazë e shtetasve me pushtetin e vet. VOTA është mjeti që i fryn ose rrëzon pushtetet!

Protesat, demonstratat e shprehjet e pakënaqësisë publike kundër qeverisë nuk mjaftojnë nëse kjo e fundit votohet!

Vit të ri të mbarë!

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
“Rama i shtyp si butona ministrat e rinj”

“Rama i shtyp si butona ministrat e rinj”

Stimul për shtimin e popullsisë, Zvicra ‘hap thesin’ për foshnjet e porsalindura

Stimul për shtimin e popullsisë, Zvicra ‘hap thesin’ për foshnjet e porsalindura

Diaspora në protestë, dita e dytë para Kryeministrisë

Diaspora në protestë, dita e dytë para Kryeministrisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com