Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Skema/ Lojërat e fatit po “maskohen” si kafene, si do të funksionojnë pas 1 janarit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skema/ Lojërat e fatit po “maskohen” si kafene, si do të funksionojnë pas 1 janarit

Nga 1 janari nuk do të ketë më pika bastesh të hapura, sic edhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama. Por, duket se shumë prej këtyre bizneseve kanë vendosur të bëhen të padukshme.

Ato janë licencuar në vende europiane, kanë hapur sajte online dhe pikat e tyre sekondare janë në Shqipëri, veçse këtë herë të “maskuara” si kafene. Kjo është skema e re e mbijetesës për kompanitë e basteve, shkruan Monitor.

Vendimi i qeverisë vuri nën presion këtë biznes që të gjente alternativa të tjera mbijetese. Aktorë të tregut konfirmojnë se veprimi i parë i ndërmarrë është ai i “eksodit” drejt rajonit, ku qasja ndaj këtij sektori nuk është në nivelet e konservatorizmit ku kaloi vendi ynë, të paktën në aspektin e kuadrit ligjor.

“Kompani të ndryshme kanë vendosur që të fuqizojnë pozitat e tyre në tregje të tjera, më shumë në rajon si në Kosovë, Mal të Zi apo Maqedoni. Sigurisht me një prezencë fillimisht të vogël që e kanë pasur dhe më herët dhe tani më masive, duke qenë se në Shqipëri u vendos mbyllja e plotë e tyre”, konfirmojnë të njëjtat burime. Edhe Shoqata Shqiptare e Basteve nënvizon se tendenca e kompanive ka qenë më së shumti për t’u zgjeruar në rajon dhe se shumica e tyre kanë firmosur kërkesat për mbylljen e pikave sekondare në vend.

Pothuajse të gjitha kërkesat për mbyllje janë dërguar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila i firmos dhe i dërgon për procedim të mëtejshëm në institucionet e tjera, deri në mbylljen e plotë të aktivitetit. Kazinotë elektronike, nga ana tjetër, kanë vijuar të qetë punën e tyre, pasi procedurat për mbylljen janë më të shpejta. Gjasat që një pjesë e tyre të vijojnë punën deri më 31 dhjetor janë të mëdha, po të kemi parasysh që jemi në 10-ditëshin e fundit.

Disa biznese bëhen “të padukshme”, si funksionon skema

E ndërsa një pjesë kanë zgjedhur të migrojnë në vendet fqinje, duke shpresuar të zhvillojnë aty biznesin e tyre, të tjera duket se kanë preferuar “metamorfozën”, duke kaluar në variantin online. Disa kompani kanë hapur licencë në një vend europian dhe nëpërmjet kësaj licence, krijojnë mundësinë e sallave të basteve sportive (kafeneve) ku kryejnë shitje online, duke u dhënë user (të drejtë përdorimi) lojtarëve të interesuar.

Këta lojtarë mund të jenë individë ose një prej pikave që deri dje ka funksionuar me NIPT sekondar, si pikë basti, por që sot ka hequr logot e kompanive që përfaqësonte dhe është regjistruar në sajtet online të kompanive jashtë vendit ku përmes një username specifik (emri i përdoruesit) vijon aty aktivitetin e rregullt. Burime nga tregu konfirmojnë se kjo praktikë nuk është diçka e panjohur dhe ka nisur të përdoret në masë, duke qenë se tashmë 4300 pikat e dikurshme të basteve kanë dorëzuar kërkesat e tyre për mbyllje.

Por si funksionon në të vërtetë skema për lojërat online. Kompania X e licencuar jashtë Shqipërie në baste sportive ka të regjistruar në sistemin e saj pika sekondare, që funksionojnë si nën një NIPT aktiv si kafene në Shqipëri. Administratori i kafenesë regjistrohet në faqen online të kompanisë së basteve, duke marrë një username dhe duke regjistruar një kartë krediti të vlefshme, por nga e cila nuk kryhen kurrë transaksione. Paratë, në fakt, vijnë nga llogari bankare të hapura në banka të huaja, jashtë Shqipërisë dhe sigurisht shumat që luhen në këto raste janë të konsiderueshme dhe me risk më të madh, duke justifikuar edhe një fitim më të madh. Kjo është pjesa e parë e atyre që luajnë shumë dhe fitojnë shumë, por që shërbejnë si agjentë për pjesën e atyre që luajnë pak.

Të gjithë ata që deri më sot luanin 100 apo 200 lekë për skedina të thjeshta, vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke paguar “cash” pranë pikës që ka llogarinë e saj të hapur online dhe që është lojtarja primare në këto sajte. Diferenca e vetme është që pagesa e parave, pra shumave të vogla nuk regjistrohet askund e për rrjedhojë, nga ana e shtetit nuk mund të taksohet asgjë. Lidhur me ambientin, salloni i kafenesë është një sallon tipik me televizorë në çdo anë ku luhen disa ndeshje, veçse nuk jepen rezultatet të afishuara në kohë reale, por ato mund të shihen online përmes telefonit, shkruan Monitor.

Verifikimi me vizita në kohë reale pranë pikave të kësaj natyre, nga ana e autoriteteve rezulton gjithashtu një mision i pamundur. Shumat e parave që luhen “cash” mund të lëvizen në intervale të ndryshme ditore, duke lënë pak gjendje në arkë (sa për të justifikuar aktivitetin e kafenesë) ndërkohë që faqet online aksesohen përmes link-eve standarde dhe nuk kërkojnë shkarkimin e ndonjë programi të veçantë që mund të shihet në kompjuter nëse ai kontrollohet.

SKEMA

Kompania X e licencuar jashtë Shqipërie në baste sportive ka të regjistruar në sistemin e saj pika sekondare që funksionojnë si nën një NIPT aktiv si kafene në Shqipëri. Administratori i kafenesë regjistrohet në faqen online të kompanisë së basteve, duke marrë një username dhe duke regjistruar një kartë krediti të vlefshme, por nga e cila nuk kryhen kurrë transaksione. Paratë në fakt vijnë nga llogari bankare të hapura në banka të huaja, jashtë Shqipërie dhe sigurisht shumat që luhen në këto raste janë të konsiderueshme dhe me risk më të madh, duke justifikuar edhe një fitim më të madh.

TË LIDHURA

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

12:31 | 05/08/2025
Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar
Kryesore

Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar

12:01 | 05/08/2025
Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive

10:40 | 05/08/2025
Next Post
Vasili tjetër akuzë për Ramën: I vetmi armik i negociatave!

Vasili tallet me ministrat e sapoemëruar: 7 xhuxhat e rinj thjesht tështima e Ramës

“Do ju përd*unoj gra e fëmijë”, rrëfimi shokues i vjehrrës për kërcënimet e dhëndrit

“Do ju përd*unoj gra e fëmijë”, rrëfimi shokues i vjehrrës për kërcënimet e dhëndrit

U shkarkua me 6 ministrat e tjerë, Mirela Kumbaro ‘vijon punën’. Çfarë njofton

U shkarkua me 6 ministrat e tjerë, Mirela Kumbaro ‘vijon punën’. Çfarë njofton

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat
Bota

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat

by mirseda
14:36 | 05/08/2025
0

Kina po përjeton një shpërthim alarmues të chikungunya-s, një infeksion që përhapet nga mushkonjat, me mijëra raste...

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

14:34 | 05/08/2025
Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

12:46 | 05/08/2025
Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

12:44 | 05/08/2025
Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

12:31 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com