Edhe një herë tjetër, kryeministri Rama ka trumbetuar se vendit tonë i mungon opozita. Duke u “shfajësuar”, ai tha se mungesa e opozitës i ka mpirë shqisat qeverisë. E po kështu, ka ndikuar në uljen e kapaciteteve udhëheqëse.
“Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? S’ka. S’ka shpjegim.
Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë.
Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave, dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.