Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare. Kryeministri Rama vuri theksin tek protesta e studentëve, duke vënë në dukje se i dhanë një shuplakë të fortë.
“Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie. Në një moment të pazakontë për këtë familje, e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve për Shqipërinë, por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vit protesta e studentëve.
Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare”.
Rama shtoi se “studentët më dhanë një shuplakë, që mua më përvëlon njësoj si një ditë më parë, dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”.