Gjykata administrative e ka konsideruar si të padrejtë transferimin e dy ish-drejtuesve të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj e Olsian Çela.
Këta të fundit kanë fituar kështu betejën me kryeprokuroren Arta Marku, e cila i transferoi Hajdarmatajn dhe Çelën në rrethe pasi një debati për shortin e dosjes Shullazi.
Administrativja ka argumentuar se urdhrat e Markut për transferimin janë marrë në kundërshtim të plotë me ligjin, duke shfuqizuar urdhrin për transferimin e tyre në rrethe.
Si pasojë, vendimet i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda, kjo edhe për shkak se ka përfunduar edhe afati 3 mujor i transferimit, raporton BalkanWeb.
Burimet thanë se KLP pritet të mblidhet të premten për të diskutuar për rastin e prokurorit Çela për faktin se ky i fundit e ka vënë në lëvizje përmes një shkrese. E paqarte mbetet fakti nëse vendimet mund të ankimohen dhe nëse po nga cili institucion.