Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë që ka pasur në fokus vetëm çështjen e studentëve dhe kërkesat e tyre, foli edhe për konviktet. Në një prononcim për mediat, ai konfirmoi se brenda këtij mandati, të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara.
“Me aktin normativ të buxhetit, janë 3 milonë dollarë shtesë për investime në infrastrukturën e Konvikteve, është duke u negociuar dhe praktikisht kemi marrë në parim një projekt të dytë, që i shtohet fazës së parë të projektit, tani ka fillur të zbatohet. Ka filluar gjithë procesi me agjensitë mbështetëse tregtare. Brenda këtij mandati, të gjitha konviktet do jenë të rindërtuara”.
Transparenca nga Ministria e Arsimit
Rama po kështu garantoi se do të krijohet edhe portali i transparencës. “Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, do të krijohet portali i transparencës, me qëllim garantimin e transparencës”, tha ai, teksa shtoi se do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.