Rreth 80% e efektivëve të Policisë së Shtetit kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Shifra është zbuluar nga sindikata e policisë, e cila i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër.
Ko sindikatë kërkon nga kreu i qeverisë plotësimin e një sërë kërkesave për përmirësimin e kushteve të policëve. Mes tyre është një pagë e 13-të, pagesa e orëve shtesë si dhe uniforma falas. Po ashtu, sindikata e policëve kërkon sigurimin e jetesës nga qeveria në rast të aksidenteve në punë.
“Efektivët e policisë punojnë në kushte tepër të vështira ndërkohë që 70 për qind e familjeve të policëve jetojnë nën minimumin jetik”, shkruhet ndër të tjera në letrën e drejtuar kryeministrit.