Paraditja e sotme dominohet nga vranësira të dendura kryesisht në rajonin Verior-Verilindor, duke rrezikuar reshje të dobëta shiu dhe bore.
Ndërkohë, mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur reshjet në ekstremin Juglindor dhe për pasojë i gjithë vendi mbetet me vranësira dhe kthjellime të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke luhatur vlerat nga -4 në 14 gradë.
Sipas Metetoalb, era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.