Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Viti 2019-të, koha e vendimeve të mëdha për Europën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Viti 2019-të, koha e vendimeve të mëdha për Europën

Nga Carl Bildt “Project Syndicate”/ Thoni çfarë të doni kundër Bashkimit Europian, por fakt është që unionit nuk i mungojnë ambiciet apo planet për realizimin e tyre. Gati menjëherë pas referendumit Brexit në qershorin e vitit 2016, 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së ranë dakord për “Udhërrëfyesin e Bratislavës”, që dizenjoi kursin për një të ardhme pa Mbretërinë e Bashkuar.

Një vit më vonë, liderët e BE u mblodhën në Talin të Estonisë, dhe miratuan një “Agjendë të Liderëve” për “të udhëhequr veprimtarinë e Bashkimit Europian, deri në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në majin e vitit 2019”. Dhe tani, unioni po përgatitet për një samit në Sibiu të Rumanisë po në majin e vitit të ardhshëm, ku do të finalizohen këto projekte.

Megjithatë, BE do të gjykohet në fund mbi rezultatet, dhe jo për projektet. Gjatë dekadës së fundit, blloku është përballur me dy sfida të mëdha, dhe tanimë është në procesin e përballjes me një sfidë të tretë. E para ishte kriza e euros, e cila mund të kishte përfunduar me kolapsin e monedhës së përbashkët.

Në vend të kësaj, u mbajtën një sërë samitesh, dhe Evropa ia doli të përballojë krizën. Me kalimin e kohës, ekonomitë e shteteve anëtare filluan ta rimarrin veten, teksa u miratuan instrumente të reja për koordinimin e politikës ekonomike brenda eurozonës.

Por ndërsa BE-ja po fillonte të rifitonte besimin e publikut, ajo u godit nga kriza e refugjatëve  e vitit 2015, e cila preku disa vende shumë më tepër se të tjerat, duke nxjerrë në pah mospërputhje të dukshme në zbatimin e rregullave të përbashkëta, në lidhje me lëvizjen e njerëzve.

Numri i azilkërkuesve që udhëtojnë drejt Evropës ka rënë ndjeshëm, por frika e një rikthimi në situatën e vitit 2015, vazhdon t’i përndjekë votuesit. Dhe më gjerë, ekziston një ndërgjegjësim në rritje, mbi atë se si konfliktet në Lindjen e Mesme dhe prirjet demografike në Afrikë, mund të kërcënojnë stabilitetin evropian.

Dhe tani vjen sfida e tretë:tërheqja e afërt e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Me kryeministren Tereza Mej që deri më tani nuk ka arritur të sigurojë mbështetje parlamentare për marrëveshjen e saj të negociuar të një daljeje të butë, Britania gjendet në mesin e një krize politike në shkallë të gjerë, dhe liderët e BE-së s’kanë zgjidhje tjetër përveçse të vështrojnë nga cepi, ndërsa shpaloset drama.

Një vend që dikur udhëhiqte botën, tani s’mundet të drejtojë as veten. Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, kjo nuk është koha e vetëkënaqësisë. Pas tmerreve të referendumit Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trumpit president në SHBA në vitin 2016, pati një përtëritje të shpresës me zgjedhjen e Emanuel Makronit president  në Francë në vitin 2017.

Por në vitin 2018, perspektivat e Europës u errësuan sërish, dhe kjo askund më shumë se sa në Francë. Askush nuk mund ta thotë me siguri, se çfarë do të sjellë viti 2019.

Ajo që dimë, është se qeverisja në mbarë BE-në është duke u bërë më sfiduese, pasi partitë e mëdha politike e kanë humbur mbështetjen, përballë rritjes së partive dhe lëvizjeve të së reja në të majtë dhe të djathtë. Në këtë peizazh politik, gjithnjë e më të fragmentuar dhe të polarizuar, procesi i formimit të qeverive kombëtare, është bërë më i gjatë dhe më i vështirë.

Madje edhe Suedia, është duke ndjekur këtë model të ri ogurzi. Me përkeqësimin e problemeve, rritja ekonomike në të gjithë BE duket të jetë ngadalësuar – dhe kjo ishte edhe para shpërthimit të protestave të mëdha në Francë, dhe përplasjes së ashpër të Italisë me Brukselin mbi buxhetin e saj të vitit 2019.

Ndërsa qeveria populiste e Italisë, ka synuar të fajësojë për problemet e vendit burokracinë e BE-së në Bruksel, Makron i është përgjigjur shqetësimeve publike, duke bërë thirrje për institucione edhe më të forta të unionit. Por të dyja perspektivat, fshehin faktin se ndryshimi do të varet nga reformat e brendshme politike tejet të dhimbshme.

Veç kësaj, pavarësisht se sa kohë do të mbetet në detyrë kancelarja Angela Merkel, tashmë është e qartë se mbështetja gjermane për një “union të transfertave”, nuk është në planet e Berlinit. Tani ekziston rreziku që pasiguria politike në Gjermani, Francë, Itali dhe Britani të Madhe, të krijojë një hapësirë të madhe për populistët dhe të vetë-shpallurit “demokratë jo-liberale”, si kryeministri Viktor Orban, për të ndërtuar më shumë mure (fizikisht dhe metaforikisht), dhe mobilizuar “fantazmat” e nacionalizmit.

Për më tepër, mjedisi i jashtëm i Evropës, është bërë më i rrezikshëm. Megjithëse vëmendja e botës është aktualisht e fiksuar tek rreziqet e një lufte tregtare tregtare Kinë-SHBA, kërcënimi i një konflikti transatlantik po aq shkatërrues, nuk mund të injorohet.

Trump duket se e beson sinqerisht, që makinat gjermane nëpër rrugët e Nju Jorkut, paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Dhe nëse zgjohet një mëngjes, dhe vendos të imponojë tarifa të rënda mbi importin e makinave evropiane, gjërat mund të bëhen shumë shpejt tejet të vështira.

Shumë politikëbërës evropianë, që janë tashmë të bindur se gjigandët e teknologjisë në SHBA, përbëjnë një kërcënim për sigurinë evropiane, do të mirëprisnin mundësinë për të ndërmarrë veprime më të forta kundër tyre. Nëse SHBA-të reagojnë në të njëjtën mënyrë, “viktimat” do të bëhen shpejt kapicë.

Gjithashtu, s’mund të harrojmë sfidat gjeopolitike dhe humanitare në rritje në periferinë e BE-së. Trump, i nxitur nga një obsesion që ka mbi Iranin, duket se synon të përkeqësojë konfliktet në vazhdim në Lindjen e Mesme. Dhe do të ishte absurde të mendohet, që presidenti rus Vladimir Putin, do të përmbahet nga joshja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Ukrainë vitin e arshdhëm.

Bllokada ruse në Ngushticën Kerç – pika hyrëse në Detin Azov, që është tejet i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike – dhe ndërtimi i bazave të shumta ushtarake në Krime, tregojnë se Evropa nuk mund ta neglizhojë rolin e saj. Për të menaxhuar këto sfida dhe ato të ardhshmen, BE-ja do të duhet të ripërcaktojë veten, duke filluar nga viti 2019.

Nën një mjedis gjithnjë e më të rrezikshëm gjeopolitik, BE-ja nuk mund të mbështetet më vetëm tek fuqia e butë. Dhe sikurse është rasti për të gjitha qeveritë, ajo duhet të fillojë përgatitjet për revolucionin digjital, ose rrezikon të ndëshkohet nga kostot në rritje në një periudhë afat-shkurtër dhe afat-gjatë.

Udhërrëfyesi i Bratislavës, Agjenda e Liderëve dhe samiti i ardhshëm i Sibiut, janë të gjitha  nisma të mira, dhe madje edhe të domosdoshme. Por, ndërsa 2018-a ishte një vit i konfuzionit, 2019-a do të jetë viti i vendimmarrjeve. Udhëheqësit evropianë, duhet të përballen me realitetet brutale të një bote që po ndryshon. Vetëm atëherë, votuesit do t’i besojnë asaj për të ndërtuar një rrugë të re, drejt një të ardhmeje paqësore dhe të prosperitetit.

Shënim:Carl Bildt, ka qenë ministri i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006- 2014 dhe kryeministër në vitet 1991-1994. Ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, i OKB-së në Ballkan, dhe bashkë-kryesues i Konferencës së Paqes së Dejtonit. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Next Post
Gara e ‘çmendur’, motoçiklisti turk mposht avionin F16 në pistë (Video)

Gara e ‘çmendur’, motoçiklisti turk mposht avionin F16 në pistë (Video)

Përplasen dy automjete në superstradën Lezhë-Laç, 5 të plagosur

Përplasen dy automjete në superstradën Lezhë-Laç, 5 të plagosur

Emigrantët “fundosin” euron, arrin nivelin më të ulët nga gushti 2008

Emigrantët “fundosin” euron, arrin nivelin më të ulët nga gushti 2008

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com