Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD nxjerr dokumentet: Si mashtruan Veliaj e Ahmetaj për Begon

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD nxjerr dokumentet: Si mashtruan Veliaj e Ahmetaj për Begon

Partia Demokratike ka vijuar sërish sot akuzat ndaj Bashkisë së Tiranës, se ka ndryshuar planin për të favorizuar një projekt të biznesmenit Edmond Bego.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i bashkon mashtrimi.

Pjesë nga deklarata e Tabakut:

Skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe përfshin jo vetëm Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por edhe Ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Të dy këta i bashkon mashtrimi në mënyrë të pacipë se nuk kanë lidhje me projektin.

I pari, Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet.

Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.

Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimetër nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro?

Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri I Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë.

Ndërkohë, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se afera e ka pikënisjen tek ministria e Arben Ahmetajt.

“Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt. Sot do të zbulojmë dokumentat zyrtarë që nxjerrin mashtrues Ministrin e Financave dhe përgënjeshtrojnë deklaratën e tij se nuk e ka kryer privatizimin dhe shitjen në shërbim të Mond Begos dhe se nuk ka asnjë fakt që e lidhin atë me procedurat e privatizimit.

Faktet ndodhen në dosjen e privatizimit.

Edmond Bego është përsoni që ka paguar rreth 1.5 milionë euro në llogarinë e Ministrisë së Financave, të ndarë në 4 këste, nga muaji nëntor 2015 deri në mars 2016. Pagesat janë bërë nga kompania ‘Inerte Ekspres’, në pronësi 100 përqind të Edmond Begos. Faturat bankare që kanë dalë në ekran janë dokumenti zytar që provojnë mashtrimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

4 pagesat për llogari të Ministrisë së Financave mbajnë datat, njëra në 13 nëntor 2015, me vlerë 121 milionë lekë. 3 të tjerat janë paguar brenda të njëjtës ditë, më 11 Mars 2016”, tha zëdhënësja e PD.

Ajo theksoi se vetëm pas këtyre pagesave nga Edmond Bego, Ministria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish Serat, pranë Unazës së madhe.

“Me pagesën e 1.5 milionë eurove për Ministrinë e Arben Ahmetajt nga Edmond Bego, të gjithë e dimë si vijoi historia.

  • Plani Urbanistik I Tiranës u ndryshua me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt,
  • Projekti për Lumin e Lanës u ndryshua që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës
  • Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të miratimit për lejen e ndërtimit.

Projekti rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe dhe projekti korruptiv 40 milion euro për zgjerimin e Unazës së Madhe janë modeli më i qartë se nën drejtimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Tirana është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e parave të pista”, përfundoi Zhupa.

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
“Më paso një dreq topi, ti kroat m..i!”, tensionohet situata në Madrid (Video)

“Më paso një dreq topi, ti kroat m..i!”, tensionohet situata në Madrid (Video)

Dialogu me Serbinë, qeveria e Kosovës miraton projektligjin

Dialogu me Serbinë, qeveria e Kosovës miraton projektligjin

Lorik Cana vlerësohet me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” (Video)

Lorik Cana vlerësohet me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” (Video)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com