Pas 10 vitesh pa punë dhe pasi rriti dy fëmijë jetimë, më në fund ajo u punësua. Bëhet fjalë për historinë e Artës nga Vlora, e cila u punësua menjëherë pasi vjehrri i saj i kishte kërkuar kryeministrit një vend pune për nusen që ishte diplomuar për mësuesi.
Historia është publikuar në një video të shkurtër nga kryeministri Rama. Tashmë, Arta është punësuar në një kopësht privat dhe shprehet se është shumë e kënaqur, pas gjithë vështirësive që kishte kaluar në jetë.
“Mirëmëngjes,dhe me rastin e Artës nga Vlora, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.