Kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka rrëfyer për raportin me kryeministrin Rama.
Ai ka pohuar se i ka marrëdhëniet shumë të mira, si kurrë më parë në historinë e Tiranës.
‘Tirana nuk ka parë asnjëherë në historinë e saj që një kryetar Bashkie, të ketë raport kaq të mirë me kryeministrin, si unë me Edi Ramën.
Ne shkojmë shumë mirë, kuptohemi, sepse dhe vetë Edi ka qenë kryetar Bashkie”, tha Veliaj.