Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

183 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, gjysma në Gjermani

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
183 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, gjysma në Gjermani

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Më shumë se gjysma e individëve që kanë emigruar për periudhën 2011-2017 kanë aplikuar për azil. Azilantët përbënin 53% të të larguarve. Sipas INSTAT nga vendi janë larguar gjithsej gjatë kësaj kohe 317 mijë persona.

Viti 2015 shënoi rekordin më të lartë të numrit të azilantëve shqiptarë sipas të dhënave nga Eurostat, me 68 mijë e 900 aplikime. Pas atij viti flukset e azilkërkuesve në vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë qenë në rënie. Në 2016 numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së ishte 32 mijë e 900 dhe në 2017-n ishte rreth 26 mijë.

Referuar shteteve, pjesa më e madhe e kërkesave për azil gjatë periudhës 2011-2017 janë përqendruar në Gjermani. Sipas të dhënave për Eurostat ka pasur 90,335 kërkesa nga shqiptarët, ose 54% e kërkesave totale.  Përveç individëve që kanë aplikuar për azil është rritur edhe numri i të larguarve me kontrata pune drejt Gjermanisë. Aktualisht Gjermania është një destinacion i preferuar për profesionet e mjekëve dhe infermierëve. Së fundmi qeveria gjermane ka prezantuar një legjislacion më në favor të emigrantëve për pajisjen e tyre me leje qëndrimi.

Vendi i dytë me numrin më të lartë të azilantëve është Franca, me rreth 40.6 mijë aplikime, ose 24%. Vitet e fundit Franca zinte vendin e parë për numrin më të lartë të aplikimeve të shqiptarëve, duke qenë se Gjermania ndoqi politika më shtrënguese për pranimin e kërkesës duke qenë se iu dha prioritet aplikimeve të individëve që largoheshin nga konfliktet. Bashkimi Europian pas luftës që shpërtheu në Siri u gjend përpara një krize humanitare.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë për sa i përket përqendrimit të aplikimeve për azil me 12.4 mijë.

Në pesë vendet me numër të lartë të azilantëve është edhe Suedia me Greqinë, ku për periudhën 2011-2017, numri i kërkesave për azil ishte përkatësisht 9300 dhe 9200.

Edhe vendet e Beneluksit kanë qenë tërheqëse për sa i përket aplikimeve. Belgjika ka pasur në këto vite rreth  7000 aplikime nga shqiptarët, ndërsa në Holandë me rreth 3700 aplikime. Ndërsa në Luksemburg kanë aplikuar rreth 1000 shqiptarë.

Në Itali, edhe pse është vendi që ka strehuar më së shumti emigrantët shqiptarë, numri i azilantëve për këtë periudhë është 2300.  Për shkak të numrit të madh të komunitetit shqiptar në Itali, është më e lehtë të sigurosh leje qëndrimi nëpërmjet kontratave të punësimit, ndaj kërkesat për azil janë të ulëta./ Monitor.al

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
“Pikëpamje të ndryshme me Trump”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

“Pikëpamje të ndryshme me Trump”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Çdo e keqe e ka një të mirë, si i shërbeu divorci me Jolie aktorit Brad Pitt

Çdo e keqe e ka një të mirë, si i shërbeu divorci me Jolie aktorit Brad Pitt

Kapet xhihadisti francez, ‘truri’ i masakrës së Charlie Hebdo

Kapet xhihadisti francez, ‘truri’ i masakrës së Charlie Hebdo







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com