Pas një sulmi të bërë në rrjetin e komunikimit diplomatik të BE-së, Brukseli kanë nisur një investigim. Kjo pasi mijëra mesazhe u bënë publike, përfshirë edhe ato ku presidenti Donald Trump cilësohej si “tallës” dhe Krimeja një “zonë e nxehtë” ku mund të jenë vendosur armë bërthamore.
Ndër raportet e shfaqura, një nga më shqetësuesit ishte ai i datës 8 shkurt, ku thuhej se Krimeja është kthyer në një zonë të nxehtë ku mund të jenë vendosur armë bërthamore.
Në 2014 ishte Rusia ajo që ilegalisht aneksoi territorin ukrainas. Edhe pse në asnjë dalje publike BE apo edhe SHBA nuk kanë sugjeruar se kanë ndonjë provë për prezencën e këtyre armëve.
Pas shfaqjes së raportit të parë, sekretariati evropian tha për New York Times së “ishin në dijeni për një rrezik potencial të publikimit të informacioneve delikate” dhe se janë duke investiguar për këtë çështje.
Bërja publike e këtyre mesazheve konfidenciale në një faqe interneti, tregon shqetësimin e diplomatëve dhe zyrtarëve evropian mbi administratën e Trump dhe marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.
Sipas një prej shënimeve, diplomatët evropian e përshkruan takimin e korrikut në Finlandë, mes Trump dhe presidentit rus si “sukses (të paktën për Putin)”.
Një tjetër mesazh zbardh bisedën e bërë mes një zyrtari evropian dhe Xi Jinping, presidentit kinez. Ku ky i fundit e cilëson Trump si “tallës” të qeverisë së tij mbi tregtinë dhe kjo është si “një ndeshje boksi pa rregulla”.
Më pas presidenti kinez u betua se nuk do të lejonte që shteti i tij “t’i nënshtrohet talljes” së SHBA-së, “edhe nëse kjo luftë tregtare do të dëmtonte të gjithë”.
“Kina nuk është më një vend i prapambetur”, shtoi presidenti.
Mesazhet datojnë prej 3 vitesh aktivitet diplomatik dhe janë postuar online nga hakera. Më pas ato u zbuluan nga një kompani e quajtur Area 1, e cila ia kaloi informacionet New York Times. Përshtati: Tirana Today Burimi: The New York Times