Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një vajzë 8-vjeçare është shtypur nga një tren, për shkak të pakujdesisë së nënës së saj. Joy Collins, 44 vjeç, nga Fresno akuzohet nga policia për vrasjen e vajzës pasi ajo e kishte nxitur që të kalonte hekurudhën edhe pse treni ishte duke ardhur.
Collins kishte kaluar më parë me djalin e saj 9 vjeçar, ndërsa Joyanna ishte më pas dhe në momentin që iu kërkua nga nëna e saj të nxitonte, treni e zuri poshtë dhe e mori zvarrë për disa metra.
Policia deklaron se vajza është zvarritur nga treni për rreth 500 metra, edhe pse treni arriti të ndalojë në kohë rekord, për 12 sekonda, duke pasur parasysh se ishte duke ecur me shpejtësi maksimale. Ajo kishte vdekur pas lëndimeve traumatike dhe ishte copëtuar pjesërisht kur oficerët arritën në vendngjarje.
Policia thotë se Collins kishte detyruar fëmijët e saj të bënin të njëjtën kalim të rrezikshëm të paktën shtatë herë më parë. Collins u arrestua me dyshimin për neglizhencë të fëmijëve që mund të shkaktonte lëndime të mëdha trupore ose vdekjen. Shefi i policisë tha se Collins u tha fëmijëve të saj se ata duhet të ‘nxitonin … ose ata do të humbasin autobusin’, raporton KTLA.
ABC raporton se Collins ishte kontaktuar nga Departamenti i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe djali i saj është aktualisht në kujdesin e tyre. Një vajzë e cila ka parë këtë tmerr me sy u shpreh:
“Dëgjova vajzën që thërriste ‘mama mama’, pastaj pashë trenin që po afrohej dhe i thashë të dashurit tim që të shkonte të ndihmonte, pasi vajza ishte poshtë trenit.
Kjo është e tmerrshme, kjo është e tmerrshme, është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë në jetën time dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje të nxjerr imazhet nga kokën time.”
Përshtati TIRANA TODAY