Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse na tregojnë llogje në vend të llogarive?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mbi kërkesat e studentëve dhe ca yçkla të tjera

Nga Artan Fuga

A ka ministër ekonomie ky vend apo jo?
A ka komision parlamentar ekonomie?
A ka borde financiare?
A ka departament ekonomie opozita?
——————————–

Kërkoj prej muajsh transparencë dhe nuk e gjej!

E dinë miqtë e mi senatorë në Universitetin e Tiranës.

A mund të më ndihmojë njeri?

Ndonjë deputet, ndonjë ministër, ndonjë gazetar, a ndonjë kryetar partie opozitare?

Kam dëgjuar se :

1. Për kampusin universitar që gjoja do të ngrihej në Tiranë, dhe që për mua nuk duhet kurrë të ngrihet në formën e një korpusi gjigandoman që fsheh abuzime, më thonë se Universiteti i Tiranës paska paguar për projektimin shuma marramendëse. Ndërkaq që ka vite që as bëhet fjalë për kampus!

Eshtë e vërtetë dhe sa ka qenë kjo shumë dhe kush e ka marrë këtë vendim, dhe kujt i është paguar e përse parapaguar?

Eshtë e vërtetë apo jo? Do të doja mos ishte se poqese është atëhere ka rënë tërmet.

2. Terrenet sportive të Universitetit të Tiranës i ka marrë Bashkia e Tiranës dhe i ka nxjerrë krejtësisht nga funksioni që kanë pasur.

Eshtë e vërtetë? Kush e ka dhënë atë urdhër, kush e ka pranuar këtë gjë, kush i merr paratë nga përdorimi i atyre terreneve sportive jo për funksionin e tyre por për parkingje a ku e di unë se cfarë tjetër?

3. Thonë që megjithëse kemi një agjenci akreditimi që e paguajnë familjet e studentëve sa frëngu pulën, erdhi një agjenci angleze, e lodhur dhe e plakur, që na e bëri si deshi! Ndonëse zotërinjtë shumë të lodhur nuk dinin asnjë fjalë shqip!

Thonë që nga xhepat e studentëve fluturuan të tjera miliona e dhjetra miliona!

Mund ta dimë sa u pagua, kush i pagoi, dhe kush e vuri cmimin e këtij shërbimi që po na rezulton një fiasko e plotë!

4. Thonë që konviktet i ka marrë në administrim a pronësi Bashkia Tiranë. A ka ndokush ndonjë ide sesa janë fitiumet që merren nga dhënia me qira e dhomave dhe se çfarë do Bashkia Tiranë që u bie në qafë universiteteve duke u marrë shërbimeve universitare një burim të ardhurash?

Di njeri përsa më sipër?

5. Studentët kanë në programet universitare gjuhë të huaj. Megjithatë në nivel masteri më thuhet se atyre u kërkohet të japin provime në agjenci private.

Di njeri kush e ka marrë këtë urdhër? Përse nuk njihet diplioma universitare me provimin përkatës?

Sa parà kanë qarkulluar në vit dhe kush i merr këto para?

6. Ka vite që shkollat doktorale nuk funksionojnë?

A ka ndokush një informacion sa është fitimi i munguar i universiteteve publike nga kjo mbyllje dhe ky mosfunksionim?

Kush e mban përgjegjësinë për këtë fitim të munguar që duhet të ketë arritur qindra milionë lekë në vit?

6. Bibliotekë për studentët nuk ka.

A mundet dikush të llogarisi sesa lekë shkojnë në xhepat e privatëve që komandojnë ministren e kulturës direkt nga xhepat e studentëve për të blerë libra që duhen si buka e uji, por që nuk gjenden në biblioteka?

Sa lekë në vit, sa miliarda shkojnë në xhepat e privatëve për shërbim të universiteteve publike?

A ka ministër të ekonomisë ky vend apo jo?

A ka borde ky vend apo jo?

Pse na tregojnë llogje në vend të llogarive?

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Dokumenti/ Taulant Balla ka kopjuar 100% doktoraturën, e mbrojti në Rumani si ‘ekselent’

Dokumenti/ Taulant Balla ka kopjuar 100% doktoraturën, e mbrojti në Rumani si 'ekselent'

Zyrtarët evropianë zbulojnë sekretet: Krimeja e ‘minuar’ me armë bërthamore

Zyrtarët evropianë zbulojnë sekretet: Krimeja e 'minuar' me armë bërthamore

“Nuk i bëj kështu gjërat unë”, Mourinho flet pas shkarkimit nga United

“Nuk i bëj kështu gjërat unë”, Mourinho flet pas shkarkimit nga United







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com