Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ndryshoi planin urbanistik? Reagon Bashkia Tiranë: S’ka leje ndërtimi për Begon

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshoi planin urbanistik? Reagon Bashkia Tiranë: S’ka leje ndërtimi për Begon

Pas akuzave të Partisë Demokratike, se është ndryshuar plani urbanistik i Tiranës për të favorizuar pallatet e Edmond Begos, vjen reagimi i Bashkisë së Tiranës.

Kjo e fundit, në një deklaratë për mediat, shkruan se nuk ka asnjë leje ndërtimi për Bego dhe se Lulzim Basha është i vetmi kryetar i Bashkisë që firmosi leje për shtesë kati të vetën.

Bashkia e Tiranës i bën thirrje Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon, pasi sipas këtij institucioni ka zaptuar ilegalisht hapësirën e përbashkët që të ngjitet me ashensor personal.

Deklarata e Bashkisë Tiranë:

Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha nuk ka asnjë leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Tiranë. Plani i Përgjithshëm Vendor i çdo qyteti nuk përcakton gjurmët e rrugëve apo vijave ujore, por konceptet dhe drejtimet kryesore të këtyre zhvillimeve. Për përcaktimin e gjurmës së saktë të një rruge apo vije ujore duhet një analizë e mirëfilltë inxhinierike e bazuar në rilevimin e terrenit të zonës si dhe në analiza shkencore hidroteknike.

Vetëm pas punës përgatitore inxhinierike mund të hartohet projekti teknik dhe projekti i zbatimit të cilët përcaktojnë me përpikmëri vendndodhjen e rrugës apo vijës ujore. Bashkia e Tiranes ka kontraktuar hartimin e projektit të kësaj rruge, projekti i hartuar nga inxhinierë, pasi ka kaluar dhe oponencën teknike, është miratuar si projekti teknik i cili përcakton me saktësi gjurmën e rrugës pavarësisht orientimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor. Është ky projekt që merr parasysh të gjithë analizën inxhinierike dhe hidroteknike të zonës i cili përcakton saktësisht gjurmën e rrugës e vijës ujore.

Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni. Për t’i kujtuar atij dhe qytetarëve pamjen e një leje ndërtimi bashkëlidhur planvendosja ku Lulzim Basha firmos për Lulzim Bashën, në shkelje flagrante të ligjit të konfliktit të interesit dhe Kodit Civil mbi bashkëpronësinë. Vlen të theksohet se për çështjen e përmendur as nuk ka leje ndërtimi, as nuk preket nga unaza e re. Pra, zona në fjalë nuk preket nga projekti i rrugës të Unazës së Re, pasi ndodhet në Njësinë Administrative nr. 7 dhe është një tentativë e mërzitshme për të ngatërruar një çështje me një tjetër.

Njëkohësisht si në shumë zona të tjera të Tiranës Plani i Përgjithshëm Vendor hartuar nga një nga arkitektët më në zë të Europës i lejon të gjithë individëve që nuk e kanë banesën të legalizuar të përfitojnë një apartament në çdo zhvillim që bëhet në tokën e zaptuar – dhe gjithashtu koncepti që nëse një pronë preket nga rruga ajo humb të drejtat e zhvillimit gjithashtu është zhdukur dhe metrat e zëna nga rruga përfitohen të plota nga çdo pronar. Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon- gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial. I bëjmë thirrje Lulit të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve – praktikë e njohur e mandatit Basha – pasi që prej 3 vitesh zhvilluesit e qytetit paguajnë një taksë rreth 8 herë më të lartë se ajo që paguanin gjatë mandatit Basha e nuk kanë takat të sajdisin edhe Jamarbërin, Joridën apo shokët e tjerë të partisë.

TË LIDHURA

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët
Aktualitet

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025
Next Post
KLSH kallëzon në Prokurori dy ish-funksionarë të ATP-së

KLSH kallëzon në Prokurori dy ish-funksionarë të ATP-së

Mbi kërkesat e studentëve dhe ca yçkla të tjera

Pse na tregojnë llogje në vend të llogarive?

Dokumenti/ Taulant Balla ka kopjuar 100% doktoraturën, e mbrojti në Rumani si ‘ekselent’

Dokumenti/ Taulant Balla ka kopjuar 100% doktoraturën, e mbrojti në Rumani si 'ekselent'

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com