Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rekord i ri/ Nuk ndalet rënia e Euros, ja me sa u këmbye sot

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rekord i ri/ Nuk ndalet rënia e Euros, ja me sa u këmbye sot

Monedha e përbashkët nuk po njeh të ndalur në tregun e brendshëm. Euro u këmbye sot me 123.08 lekë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë, duke njohur vetëm rënie që nga data 27 nëntor.

Vetëm në dhjetor, euro ka humbur 1.25 lekë, duke u këmbyer tashmë në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2008.

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004 (shih grafikun).

Rënia e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Jo vetëm dollari, por të gjitha monedhat e tjera sot shënuan rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Ekspertët e agjencive valutore pohojnë se disa janë arsyet e kësaj tendence të nënçmimit të euros.

-Së dyti është oferta e shtuar në euro, burimet e hyrjes së të cilës të paktën në tremujorin e tretë nuk justifikohen zyrtarisht.  Në tremujorin e tretë, deficiti i llogarisë korente, sipas statistikave zyrtare ishte minus 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht  dhe nisi rënien që  kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficiti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar, çka nënkupton se në Shqipëri po hyn jo zyrtarisht një sasi e lartë eurosh në gjendje të ndikojë kursin. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

-Së dyti, një faktor që po ndikon prej muajsh është niveli i ulët i qarkullimit të monedhës vendase. Ky fakt konfirmohet dhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.

-Së treti, në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve  po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme dhe bllokimet e rrugëve. Monitor

TË LIDHURA

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut
Politikë

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët
Politikë

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Next Post
Sokol Balla me një tjetër tatuazh?

Sokol Balla me një tjetër tatuazh?

Habit reperi, përdor këpucët e ish-të dashurës për…

Habit reperi, përdor këpucët e ish-të dashurës për…

Hysaj zbulon ëndrrën e tij: Dua të bëhem si Havier Zaneti

Jo vetëm Chelsea, tjetër skuadër me emër sytë drejt Hysajt







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

by mirseda
20:40 | 19/12/2025
0

Çdo përpjekje për të bllokuar Kaliningradin në bregdetin Baltik do të shkaktonte një “përshkallëzim të paparë” dhe...

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

20:13 | 19/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

19:30 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com