Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

DETAJET/ Grabitja e blindit “punë e brendshme”, autorët u filmuan nga disa kamera

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DETAJET/ Grabitja e blindit “punë e brendshme”, autorët u filmuan nga disa kamera

Grabitja e 7.5 milionë lekëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës duket se ka qenë një “punë e brendshme”.

Grupi hetimor nuk ka arritur ende të zbulojë se cili është informatori, por, nga ana tjetër, nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, është krijuar një identikit për tre autorët. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi i autorëve, që grabitën kompaninë private të sigurisë, është tani çështje kohe. Edhe pse janë sekuestruar disa kamera që kishin mundur të fiksonin sekuenca nga sulmi, përsëri hetuesit e kanë pasur të pamundur të bëjnë identifikimin e tyre përmes këtyre imazheve.

Nga ana tjetër, rezulton se makina tip “Benz”, që përdorën, mbante targë që prej kohësh kishte dalë nga qarkullimi. Në zonën ku ndodhi ngjarja, krahas kamerave të bankës së nivelit të dytë ku do të transferoheshin paratë, ka disa kamera të tjera të bizneseve që ndodhen pranë.

“Kemi pamje shumë të mira nga sulmi. Është filmuar nga kënde të ndryshme, pasi kemi sekuestruar disa pamje të fiksuara nga kamera të ndryshme që ndodheshin përbri dhe përballë bankës. Por, edhe pse kemi filmimet, identifikimi i autorëve është pak i vështirë sepse ishin të maskuar. Nga çfarë kemi kuptuar nga analizimi i sekuencave filmike, kemi dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me tre djem të rinj. Dy prej të cilëve që sulmuan makinën e transportit të parave kanë një gjatësi mesatare rreth 1.75-1.80 cm. Ndërsa personi tjetër ka qëndruar në makinë dhe nuk kemi arritur ta shikojmë, thjesht duket që ndodhet brenda makinës në gatishmëri për t’u nisur. Po punojnë në rrugë operative për identifikimin e tyre, por kemi shumë besim se arrestimi do të jetë vetëm çështje kohe”, thanë burime nga grupi hetimor, duke vijuar se hetuesit kanë dyshime se autorët kanë pasur person të brendshëm, i cili ka dhënë informacione.

Hetuesit mendojnë se, grabitësit mund të kenë bashkëpunuar me efektivët e policisë private apo me ndonjë informator nga brenda DRTRR, i cili u ka treguar orën e saktë të transportimit të parave drejt bankës së nivelit të dytë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 7.5 milionë lekë të rinj, që po transportoheshin nga kompania private ku pjesë e skuadrës së shoqërimit ishin dy efektivë privatë.

Sulmi ndaj tyre ka ndodhur në momentin që kanë ndaluar para filialit të bankës për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë detyruar rojet që të hedhin armët në tokë dhe të mos lëvizin./Panorama

TË LIDHURA

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu
Aktualitet

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025
Next Post
Detajet/Ori Nebijaj së shpejti me një program të ri

Detajet/Ori Nebijaj së shpejti me një program të ri

13 kërkesat/ Edhe studentët e Tetovës në protestë, kërkojnë përmirësim të arsimit në shqip

13 kërkesat/ Edhe studentët e Tetovës në protestë, kërkojnë përmirësim të arsimit në shqip

Nëna shqiptare shpërthen në lot, shkak historia e një familje nga vendi ynë

Nëna shqiptare shpërthen në lot, shkak historia e një familje nga vendi ynë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

by mirseda
11:15 | 14/07/2025
0

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Burimet bëjnë me dije...

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025
Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com