Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dokumenti/ Prokurori i VIP-ave u fundos prej televizorit 20 mijë euro dhe pasurisë së pajustifikuar

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumenti/ Prokurori i VIP-ave u fundos prej televizorit 20 mijë euro dhe pasurisë së pajustifikuar

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e shkarkimit të Ramadan Trocit nga detyra e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme. Vendim i shprehur nga KPK më 15 nëntor.

Troci njihej edhe si prokurori i “VIP-ve”, për shkak se ka firmosur arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika si dhe hapi skandalin e tokave në Vlorë.

Në konkluzionet e KPK-së, thuhet se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të pasurisë, rezulton i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale si edhe rezulton se ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.

Vendimi për Ramadan Trocin by on Scribd

“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendim. Komisioni dyshon edhe për fshehjen e disa pasurive të tjera tek Unaza e Re, si apartamente, njësi shërbimi e garazhe.

Komisioni i KPK ngre gjithashtu dyshime të forta se prokurori Troci ka fshehur duke e kaluar në emër të personave të tjerë një apartament me sipërfaqe 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20 000 mijë euro. Nga ana tjetër, Komisioni pretendon se ka faktuar se prokurori Ramadan Troci ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Në vendimin për shkarkimin e Trocit thuhet gjithashtu se prokurori nuk justifikon një depozitë me vlerë 2,500,000 lekë si dhe blerjen e një makine “Mercedes-Benz”, viti i prodhimit 1999, me vlerë 700,000 lekë. Gjithashtu, prokurori nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare si dhe nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij.

TË LIDHURA

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë
Aktualitet

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

15:10 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!
Aktualitet

“Ajo që ndodhi në Parlament është thirrje lufte”, Berisha: Qytetarët të ngrihen në revoltë!

14:42 | 16/03/2026
Next Post
Rikthim ‘magjik’ pas 10 muajsh, De Bruyne shënon eurogol për Cityn (Video)

Rikthim ‘magjik’ pas 10 muajsh, De Bruyne shënon eurogol për Cityn (Video)

BE-ja e sotme, si 50-vjeçaret që shkojnë ende në disko

BE-ja e sotme, si 50-vjeçaret që shkojnë ende në disko

Arabët eliminojnë River Plate nga Botërori i Klubeve, presin Realin në finale (Video)

Arabët eliminojnë River Plate nga Botërori i Klubeve, presin Realin në finale (Video)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk: Ka një kërcënim real që kjo të ndodhë!
Bota

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk: Ka një kërcënim real që kjo të ndodhë!

by mirseda
16:01 | 16/03/2026
0

Ekziston “një kërcënim real” që Polonia të largohet nga BE-ja, tha kryeministri Donald Tusk, pasi presidenti i...

Media britanike: Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë, mbahet me aparatura

Media britanike: Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë, mbahet me aparatura

15:54 | 16/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

15:10 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com