Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Studentja protestuese siluron gazetaren Kazhani: Kujdes me hormonet

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studentja protestuese siluron gazetaren Kazhani: Kujdes me hormonet

Pas incidentit të djeshëm me studentët protestues dhe një shkrimi në portalin e saj, në redaksinë e TIRANA TODAY ka mbërritur një replikë për gazetaren Mira Kazhani. Shkrimi, i firmuar nga një grup studentësh, që vijon më poshtë, nuk përbën doemos edhe qëndrimin editorial të TIRANA TODAY. 

Shkrimi i plotë mbërritur në redaksinë e Tirana Today:

Gazetarja Mira Kazhani e bëri veten lajm në media për shkak të një incidenti (të provokuar nga vetë ajo) me studentët, që kishin bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Si gazetare Kazhani që duhej ta kuptonte më mirë se shumëkush këtë protestë, bëri si e fortë, duke iu sulur grumbullit të studentëve me makinë, që ata t’i lironin rrugën. Duhet thënë se zonja nuk kishte askënd të sëmurë në automjet, pra asnjë urgjencë që të insistonte në lirimin e rrugës. Por ku e gjeti arsyen apo guximin Kazhani të paraqitej para studentëve protestues si një qytetare ekstra e shoqërisë shqiptare?

Mos vallë këtë pushtet ia jep pronësia mbi një portal lajmesh, apo më keq, pozicionimi shpirtëror pranë pushtetit, sidomos pas një interviste e lajmeve të ndryshme me Izet Haxhinë, të dënuarin për vrasjen e deputetit Azem Hajdari?

Kaloi incidenti, por Kazhanit nuk i del e keqja. Kazhani shkon më tej në aventurën e saj. Publikon në portalin që posedon një shkrim më anë të të cilit justifikon incidentin me studentët, madje hidhet në sulm duke akuzuar studentët “se nuk ja ka borxh e kusur hormoneve të askujt se ndihet e pambrojtur nga shteti i saj, etj”.

-Zonja Kazhani, për cilat hormone e keni fjalën? Për hormonet e njerëzve realë, që bëjnë një jetë normale, që lindin, rriten, dashurojnë, martohen, bëjnë fëmijë, bëhen gjyshër e vdesin të qetë, apo për të tjera hormone???

Përse kapeni me një studente që paska një çantë firmato, madje këtë e mëshoni që në titull, ndërkohë që ajo çantë, e pranoni dhe ju, mund të mos jetë fare firmato. Përgjithësoni studentet, duke abuzuar se shumë prej tyre paskan çanta firmato. Një pyetje, sa kohë keni pa kaluar në një fakultet? Kaloni njëherë, hapni sytë prej gazetareje dhe pastaj flisni. Sepse vetëm pas kësaj do e kuptoni nëse çantat e veshjet e tyre janë vërtet firmato. Por edhe nëse janë, ku qëndron problemi yt? Të kapesh pas çantave të studentëve, nuk do të thotë se po tregon mentalitet qytetar. Në fund të fundit, ato lekë që studentët shpenzojnë për veshje e aksesorë firmato, 100% e sigurt që nuk ja kanë marrë as juve, as politikës dhe as shqiptarëve. Ndryshe mund të mendohet për të ardhurat që siguron portali yt, i kthyer në një mjet propagandistik i qeverisjes e sidomos kryebashkiakut.

Me shkrimin tuaj neveritës, u munduat të përdorni argumente kundër studentëve, pro qeverisë e për rrjedhojë për të shfajësuar veten. Por, shkrimi juaj vetëm argumente nuk përmban. U kapët me një studente, që ju paska nxjerrë gishtin e mesit. E në fund të fundit, bëni sikur harroni që ishit vetë fajtore, që provokuat një turmë, e madje u turrët me automjetin tuaj duke u bërë presion që t’ju lironin rrugën, e nuk patët as guximin t’u dilni përballë studentëve e të flisnit me ta.

Po sigurisht, si mund t’u dilje përballë e të lavdëroje qeverinë e t’u kërkoje dialog? Nuk jeni aq trime. Trimëria juaj qëndron deri në publikimin e një shkrimi me titull “clickbait” që të nxirrni disa klikime të qelbura, e të bëni detyrën për të cilën paguheni: propagandë qeverisë!

Në shkrim thoni se “studentët po i turpëron fundi i protestës që e mori në dorë Luli dhe Monika”, – një refren i qeverisë. Por sa herë keni shkuar ju te protesta, zonja gazetare? Sa herë keni biseduar me studentët? Keni ndonjë fakt që protestën e paskësh marrë në dorë Luli e Monika? Si gazetare që pretendoni se jeni, duhet të mendoheni mirë para se të shkruani, se supozohet të “flisni” me fakte, jo me hamendje.

E së fundmi, shkruani madje se studentët s’i dashkan as 8 pikat, por kanë hallin të jetojnë në adrenalinën e revolucionit. Po ku ia keni ju idenë halleve të studentëve? Me siguri keni pasur edhe ju halle kur keni qenë studente, por kuptohet se me moshë, disa gjëra harrohen, disa gjëra të tjera thartohen.

Ku doni t’ia dini ju se prindërit e studentëve marrin para borxh për të paguar atë taksën e arsimimit, apo që studentët detyrohen të bëjnë nga dy punë për t’u arsimuar, apo më keq akoma, detyrohen të ndërpresin fakultetin se nuk ia dalin dot që ta paguajnë atë. Ku doni t’ia dini ju se studentët nuk kanë një kartë studenti, që në çdo vend të botës e marrin ende pa filluar viti akademik dhe me të cilën çdo student gëzon të drejta e përfitime!

Ku doni t’ia dini ju që studentët nuk arrijnë dot të marrin as atë abonenë e studentit që ju takon me ligj, atë abonenë për të cilën është përgjegjëse Bashkia e Tiranës së cilës ju i qarraviteni, atë abonenë që ne e blejmë në të zezë, duke paguar 200 lekë të rinj ekstra…

Ku doni t’ia dini ju që studentëve prej vitesh nuk u bie më në dorë aboneja e studentëve, që tashmë shitet nga sekserë me dyfishin e vlerës dhe se studentët përfundojnë te blerja e abonesë së përgjithshme (1600 lekë të rinj)!

Uhh po, normale që s’doni t’ia dini se vetë lëvizni me makinë personale, nën ngrohtësinë e kondicionerit, se ju nuk denjoni as të ndërroni rrugën, kur protestohet edhe pse ata studentë qëndrojnë prej 14 ditësh në të ftohtë për disa të drejta QË JU TAKOJNË ME LIGJ!

Për të ardhur keq, për një gazetare, por statura juaj po na duket tipike shqiptare e llojit; “mua nuk më prek, pse të ngrihem për këtë kauzë”, qytetarja e llojit; “të bëjnë ç’të duan, por rrugët mos t’i bllokojnë se kemi halle”, gazetarja e llojit; “t’u bëjmë fresk pushtetarëve, për të përfituar ndonjë kockë për vete”.

E së fundmi nuk mbetet gjë tjetër për t’u thënë, sepse në fund të fundit çdo gazetar e zgjedh vetë rrugën që do të ndjekë gjatë karrierës së tij, por më vjen keq që këtë tënden e ke futur në një llum që s’ka ujë ta lajë.

“Gazetarja” që u turret me makinë studentëve protestues dhe përfiton nga incidenti për t’i bërë fresk e propagandë qeverisë… Sa keq! TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge
Aktualitet

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Aktualitet

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:21 | 08/08/2025
Next Post
Dënimi i pazakontë/ Gjuetari i drerëve detyrohet të shikojë filmin vizatimor “Bambi”

Dënimi i pazakontë/ Gjuetari i drerëve detyrohet të shikojë filmin vizatimor "Bambi"

Mbledhja urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja kush përkrahu Kosovën e kush Serbinë

Mbledhja urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB, ja kush përkrahu Kosovën e kush Serbinë

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta e thërret në zyrë. Apel të zbardhet rasti

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta e thërret në zyrë. Apel të zbardhet rasti

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person
Rajoni

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

by mirseda
20:33 | 08/08/2025
0

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat...

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

19:51 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:21 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com