Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash lidhur me takimin që zhvilloi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama falënderon studentët e pedagogët që morën pjesë në takim, ndërsa shkruan në përgjigje të studentëve protestues se “askush nuk tradhtoi askënd”.
Në mbyllje të reagimit, kryeministri shprehet se të gjithë dolën më të informuar lidhur me psenë e dialogut.
“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam?Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve”, shkruan Rama në Twitter.
Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam?Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve?
— Edi Rama (@ediramaal) December 18, 2018