Sikundër Noizy, edhe aktori i humorit Julian Deda është kritikuar për pjesëmarrjen në protestë. Qytetarët janë të mendimit se pjesëmarrja e tij, po i jep ngjyrime partiake kësaj proteste, e cila sot është në ditën e 13 të saj.
Militantë të PD-së dhe LSI-së në protestë? Julian Deda bashkë me të rinjtë
Komentuesit, të shumtë në numër, i kujtojnë atij se ai është në mbështetje të kryedemokratit Basha, e jo të studentëve.
Një tjetër e pyet me shaka nëse ka ardhur Noizy, kjo referuar statusit të tij, që ngjalli jo pak komente fyese.