Një apel i hapur vjen nga Lëvizja për Universitetin ndaj të gjithë shqiptarëve, që t’i bashkohen protestës së tyre sot. Burimet thonë se kjo protestë do të jetë më e madhja e organizuar deri më tani.
Sikundër kanë vepruar edhe për 12 ditët e shkuara, studentët kërkojnë pjesëmarrje masive të qytetarëve, si e vetmja garanci për miratimin e tetë kërkesave të tyre.
“Shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë, si kusht i plotësimit të kërkesave”, shkruajnë ata.