Edhe kryeministri Edi Rama i është bashkuar listës së politikanëve që kanë uruar Kosovën për krijimin e ushtrisë. Rama është treguar i rezervuar me fjalët, ndërsa është mjaftuar duke thënë: “Urime! Urime! Urime!”, duke publikuar foton e presidentit Thaçi, veshur ushtarak.
Fotoja në fjalë është mjaft domthënëse. Rama zgjodhi pikërisht foton e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili doli me uniformë ushtarake një ditë më parë, teksa vizitonte kazermën “Adem Jashari”, duke i shtuar fjalën urime tri herë, shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Ndërsa shpresat kanë mbetur tek kryeministri Rama, ai nuk është zgjatur më tej me komentet lidhur me protestën. Në ditën e 10-të të protestës, studentët kanë bojkotuar mësimin në të gjitha universitetet publike.