Në shenjë proteste deputet i PD-së, Luciano Boci i hodhi në fytyrë kryeministrit Rama, ligjin për arsimin e lartë. Në përfundim të fjalës së tij në parlament, ku u shpreh se mbështet kërkesat e studentëve, Boci i hodhi në fytyrë Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë.
Por duket se për kryeministrin Rama, një gjest i tillë nuk i ka bërë përshtypje, pasi e ka shoqëruar me të qeshura, veprimin e deputetit demokrat.
Deputeti i opozitës akuzoi qeverinë, për të cilën tha se studentët janë ngritur kundër sistemit të qeverisjes.
“Janë ngritur kundër sistemit të oligarkisë. Dëgjojini me vëmendjen. Ne jemi për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga këtu nis e keqja, ne jemi për zëvendësimin e ligjit që i përshtatet studentëve. Ky është qëndrimi jonë. Nuk mund të vazhdohet, qytetarët janë kundër kësaj qeverie, kundër këtij Kryeminsitri sharlatan, kundër këtij Parlamenti kukull. Bëj thirrje që së bashku të abrogojmë ligjin e arsimit të lartë“, u shpreh deputeti i PD Luçiano Boçi.