Prania e mijëra studentëve që po protestojnë përpara Kuvendit, ka shkaktuar panik te autoritetet.
Podiumi dhe fonia ishin përgatitur nga studentët për të shpërndarë mesazhet, por autoritetet u kanë ndërprerë me qëllim energjinë elektrike.
Kjo nuk i ka ndalur studentët, pasi ata janë shprehur se do të gjejnë një zgjidhje.
Pas fjalës së Ramës, studentët i kanë mëshuar faktit se nuk duan dialog. Nëse nuk ndodh që të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, atëherë protesta do të përshkallëzohet më tej.
Protesta po vijon tashmë me thirrje nëpërmjet megafonit.
Studentët bllokojnë Kuvendin/Rama: Shuplakë ndaj qeverisë, grusht ndaj opozitës