Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deutsche Welle për protestën e studentëve: Politika po korr atë që ka mbjellë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deutsche Welle për protestën e studentëve: Politika po korr atë që ka mbjellë

Protestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimi e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie.

Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të  Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë  së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.

Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?

Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën   (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave”. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte  dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike.  Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.

Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave.  Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB)  dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur  2,1 % e PBB  mbështet 75%  të investimeve publike në një vit buxhetor.

Politika po korr atë që ka mbjellë 

Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit  të lartë kur ishte në pushtet.

Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ?rrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës  dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private,  2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme.  Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen.

Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare.

/Deutsche Welle/

TË LIDHURA

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve
Aktualitet

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025
Next Post
Rama “zgjohet” një orë para grevës së urisë, një mesazh për PD-në

“Protesta e studentëve, shenjë që arroganca e Ramës ka marrë fund”

“Dridhu prej studentëve, ata po të kthejnë xhevapin”

“Dridhu prej studentëve, ata po të kthejnë xhevapin”

Flet nga protesta djali i Azem Hajdarit: Ka ikur koha e partive, përplasje fizike nëse…

Flet nga protesta djali i Azem Hajdarit: Ka ikur koha e partive, përplasje fizike nëse...

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

by mirseda
12:55 | 24/06/2025
0

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ftoi të rinjtë e të rejat, që përfundojnë maturën, të aplikojnë në...

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

12:43 | 24/06/2025
Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

Alcaraz i afrohet Sinner-it, italiani ruan vendin e parë në renditjen e përgjithshme

12:40 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com