Edhe një herë akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me apelin e tij të fortë për shkarkimin e anëtarëve të bordeve të menaxhimit të universiteteve.
Në mëngjes ai kërkoi me urgjencë që këta anëtarë të shkarkoheshin nga detyre. Por, sërish me anë të një shënimi në “Facebook”, ai shkruan se ata duhet të shkarkohen sot dhe jo nesër. Sipas Fugës nesër do jetë tepër vonë.
Reagimi i plotë
Bordet e menaxhimit po rrjepin universitarët, pedagogë e studentë!
————————————-
Antarët e bordeve të administrimit duhen shkarkuar sot, jo nesër!
Nesër është vonë!
Veç kësaj duhen pezulluar të gjitha funksionet e bordeve deri në konceptimin e e mënyrave të reja të menaxhimit të universiteteve
Ata :
po falimentojnë universitetet,
po rrjepin studentët,
po injorojnë trupat profesorale,
janë në konflikt interesi me ushtrimin e detyrës,
janë emëruar sipas trafiqeve të influencave politike dhe administrative,
nuk kanë asnjë legjitimitet për funksionet që ushtrojnë, kanë bllokuar reformat universitare dhe nuk luajnë asnjë rol pozitiv,
marrin paga të paligjshme në dy llogari publike,
nuk ia fërshëllen fare për të bërë me rendiment dhe efikasitet investimet publike në universitete