Akademiku Artan Fuga vijon të “denoncojë’ situatat e krijuar në bordet administrative të universiteteve. Pasi, bëri thirrje për shkarkimin e anëtarëve të bordeve të administrimit të universiteteve, ai ka postuar një mesazh ku e cilëson si skandal të ndodhur në Universitetin e Vlorës. Më tej Fuga ka kërkuar pezullimin e këtyre bordeve derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve.
Reagimi i Fugës
Të jetë i vërtetë ky skandal që vjen nga Universiteti i Vlorës?
Ma dërgojnë si informacion! Sa do të doja të mos ishte i vërtetë!!!
“Para nja dy-tre vjetesh vendos bordi qe senatit te UV ti rritej roga nga 80000 leke te vjetra ne 300000 per pjesmarjen ne mbledhje senati. Dhe vete senatoret u çuditen. Kjo ritje shoqerohej me ngritjen e rroges se “bordelisteve”, me 400000 leke te vjetra.
Vjen Kontrolli i shtetit dhe ngritjen e rroges se senatoreve e kap si shkelje dhe duhet ti kthejne parate, ndersa per rritjen e rrogave te anetareve te bordit nuk u gjet si shkelje. Tani senatoret jane ne gjyq per te kundershtuar kthimin e parave.” Verifikojeni.