Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shërbimit Sekret Shqiptar i dalin të palarat, zbulohen pagesa milionëshe

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shërbimit Sekret Shqiptar i dalin të palarat, zbulohen pagesa milionëshe

Qeveria shqiptare ka postuar informacion sensitiv në internet për operativët më të lartë të zbulimit të saj, me detajet për identitetin e tyre, makinat, rolet operacionalë, udhëtimet e zakonet e përditshme,  në dispozicion të publikut, duke krijuar një të çarë potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Të dhëna mbi pagat e shpenzimet janë të postuara në fletëbilanci në sitin e Ministrisë së Financave dhe ofrojnë një thesar detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet e parave dhe mjetet që përdorin.

Rekordet tregojnë emrat dhe numrat e kartave të identitetit të agjentëve në shërbim, të cilët operojnë në Shqipëri e jashtë saj, përfshirë dy me poste sensitive në selinë e NATO-s në Bruksel. Bilancet zbulojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e të paktën tetë operatorëve sekretë të rëndësishëm – disa punojnë nën petkun diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni e Serbi.

The Independent nuk i ka zbuluar emrat apo detajet e tjera identifikuese për të parandaluar pasoja karshi informatorëve të nivelit të ulët apo të të tjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë. Zyrtarë të SHISH, të vënë para fakteve në një takim në një kafene pranë zyrave të SHISH-it, e pranojnë natyrën sensitive të infomacionit.

“Parimisht gjithçka që bën agjencia jonë duhet të jetë e fshehtë, por na duhet edhe të ndjekim gjithë këto rregulla e rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa i raportuar”.

Profesionistë të zbulimit dhe sigurisë mbetën të shtangur nga ky zbulim, i cili mund t’i lërë agjentët në pozicione sensitive të pambrojtur nga mbikëqyrja apo shantazhi i organizmave të inteligjencës apo kriminelët që synojnë të infiltrojnë në aleancën perëndimore.

“Duke hyrë në sistemin shqiptar ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s”, tha Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në parlamentin shqiptar, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish Gjeneral-Major në ushtri.

“Nis të tërheqësh një fije e përfundon në Bruksel apo Londër apo në zyrën e një komandanti suprem në SHBA”.

Një ish-operativ terreni i CIA-s, familjar me SHISH, e përshkruan atë si llojin e katastrofës burokratike që të rrezikon jetën.

“Administratori mund të të dreqosë fare po nuk ishe i vëmendshëm”, tha ai për The Independent, duke preferuar anonimatin, pasi vazhdon të punojë me çështje të ndjeshme sigurie, trasmeton në Syri.net.

“Buxhetin mund ta publikosh online. Por të nxjerrës emrat dhe detajet e tjera të agjentëve, kjo është çmenduri”.

Një zëdhënës i NATO-s me bazë në Bruksel u përgjigj në një e-mail se nuk mund të komentojë për çështje të inteligjencës.

Tags: i dalinmilionëshepagesaShërbimit Sekretshqiptartë palaratzbulohen

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Aktorja Ema Andrea del në protestë: Kjo është rinia që dua!

Aktorja Ema Andrea del në protestë: Kjo është rinia që dua!

Basha nga Unaza e Re: Qeveria kërkon të përçajë studentët

Basha nga Unaza e Re: Qeveria kërkon të përçajë studentët

Arsenal fiton falë ‘perlës’ së Torreiras, United ‘shkatërron’ Bournemouth  (Video)

Arsenal fiton falë ‘perlës’ së Torreiras, United ‘shkatërron’ Bournemouth (Video)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com