Rreth pesëdhjetë nxënës dhe mësuesit u mblodhën të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, përpara nën-prefekturës së Finistere, Brest. Ata protestojnë kundër masës së dëbimit ndaj një nxënëseje shqiptare.
Mësuesit dhe nxënësit e shkollës Harteloire u mblodhën në frontin e nën-prefekturës së Finistère. Ato kanë reaguar të zemëruar pasi janë njoftuar se Anisa, një 15-vjeçare shqiptare duhet të lërë territorin francez.
Vendimi ka të bëjë edhe me anëtarët e tjerë të familjes së tij, me origjinë shqiptare, raporton ouest-france.fr.
“Ajo ka 7 vjet që qëndron në Francë dhe 6 vjet më parë ka ardhur në kolegjin Harteloire”, tha Nolwenn Coulon, kujdestar i shkollës (AVS).
“Ne e dimë se prefekti mund të bëjë diçka nëse dëshiron. Ajo është një nxënëse shembullore. Ne kundërshtojmë të gjitha dëbimet ndaj studentëve”, vijoi më tej ai.
Rreth pesëdhjetë njerëz, mësues, prindër dhe nxënës nga Harteloire, u mobilizuan para nën-prefekturës.
“15 ditë afat”
“Ne do përpiqemi sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndaluar dëbimin e saj dhe të familjes së saj. Asaj i kanë mbetur edhe 15 ditë”, thanë Lola dhe Olivia, shoqet e klasës së shqiptares.
“Ajo është një prej nesh, ajo është e integruar me të vërtetë. Jeta e saj është këtu. Ajo nuk dëshiron të largohet dhe ne duam që ajo të qëndrojë. Ajo na tronditi kur na tha se do e dëbonin”, vazhdoi Lola.
Familja kishte marrë kërkesë nga (Urdhër për të Lënë Territorin Francez) edhe vitin e kaluar.
“Ne kishim bërë një peticion pas këtij alarmi të parë vitin e kaluar. Menduam se ishte zgjidhur, por jo!”, shpjegon mësuesi Corentin Hamel.
“Ne kishim arritur ta kthenim mbrapsht dëbimin. Edhe këtë herë ne duam ta ndalojmë këtë urdhër”, tha Olivia. Studentët nga Harteloire do të dërgojnë një peticion në mbështetjeje të saj në ditët në vijim./Përshtati: Tirana Today/