bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabetrulet siteleritaraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelerbahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetvenombetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwoonjojobetjojobetperabetjojobetjojobetcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Jeta e Luka Modric: Nga tmerret e luftës tek ‘Topi i Artë’

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Ai është një ndër mesfushorët më të mirë në botë, ka klas, siguri dhe vrapon si i “çmendur” edhe pas 120’ minutash, ndërsa tani u kurorëzua me cmimin më prestigjioz, atë të “Topit të Artë”. Luka Modric ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe është prehur nga peripecitë e luftës në Ballkan përpara se të shndërrohet në kampionin që është sot. Modriç ishte vetëm 6 vjeç kur ekzistenca e tij u vu në dyshim pasi i pushkatuan gjyshin dhe në jetën e djaloshit me këmbët magjike do të niste një kalvar vuajtjesh dhe një jetë e re si refugjat në vendin e shkatërruar nga lufta. Por pavarësisht këtyre vuajtjeve, kjo nuk e ndali djaloshin e vogël ambicioz që të shndërrohej në një prej futbollistëve më të mirë të planetit dhe sot, në moshën 32-vjeçare, ai është një superyll.

Drama–Ishte 8 dhjetor 1991 dhe gjatë luftës në Ballkan, milicia serbe hyri në Modriçi, një fshat i vogël pranë maleve Velebit në Dalmacinë veriore dhe përhapën terror te familjet kroate që nuk ishin arratisur ende. Një nga personat që preku zjarri ishte edhe Luka Modriç, i cili ishte duke drejtuar bagëtinë e tij në një rrugë të braktisur kur ai u ndal nga serbët, që e ekzekutuan brutalisht së bashku me 5 banorë të tjerë. Ideja ishte që t’u dërgohej një mesazh banorëve të tjerë të Modriçit që duhet të largoheshin, por ajo ditë vodhi të ardhmen e gjyshit të yllit të ardhshëm të Realit të Madridit.

Natyrisht që kjo ngjarje e preku shumë Lukan e vogël. Ai ishte rritur nga gjyshi i tij i dashur me të njëjtin emër, ndërsa prindërit e tij, Stipe dhe Radojka, punonin me orë të zgjatura në një fabrikë trikotazhi për të mbështetur familjen financiarisht. Pas incidentit, prindërit e tij u detyruan të lënë Modriçin dhe u strehuan në “Hotel Iz” në qytetin e Zadarit.

Pa energji elektrike dhe ujë, zhurmat e granatave dhe plumbave u bënë “muzikë” e përditshme në veshët e Lukas dhe motrës së tij Jasmina, për të mos përmendur kërcënimin e minave të groposura përreth. Por kjo frikë nuk e ndaloi djaloshin që të shkelmonte një top të vogël dhe të shpuar futbolli në parkingun e hotelit, duke ëndërruar se një ditë ai do ta harronte jetën e tij në mes të një lufte.

Ky është një testament i një përralle se si nga fundi mund të prekësh majën për katër herë fituesin e Ligës së Kampioneve, që me dedikim dhe vendosmëri ia doli të harronte një tragjedi të tmerrshme.

S’e kujton kurrë–Modriç flet rrallë për vështirësitë e tij, por kur ai firmosi me Totenhemin në 2008, komentoi shkurtimisht ngjarjet e fëmijërisë së tij. “Kur nisi lufta, ne u bëmë refugjatë dhe ishte një kohë me të vërtetë e vështirë. Unë isha 6 vjeç. Më kujtohen shumë mirë ngjarjet, por nuk dua që të mendoj për atë kohë. Jetuam në një hotel për shumë vite teksa vuanim financiarisht, por unë e kam dashuruar gjithnjë futbollin. Më kujtohen palestrinat e mia të para, që kishin foton e Ronaldos dhe i dashuroja. Lufta më bëri më të fortë. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua dhe familjen.

Nuk dua të zvarritem me të përgjithmonë, por nuk dua as që ta harroj”. Ishte kjo forca psikologjike që do t’i shërbente Modriçit gjatë karrierës së tij. Mos harroni se po flasim për një lojtar, i cili humbi penalltinë gjatë lojës kundër Danimarkës dhe sërish u prezantua përpara Shmajkëllit pas shtese, duke e dërguar Kroacinë në çerekfinale. Kapiteni mori përsipër edhe penalltinë e dytë për kombëtaren e tij, në fitoren po me 11 metërsha në çerekfinalen kundër Rusisë.

Fillim i vështirë–Megjithatë, kur ishte 10 vjeç, Modriç u injorua nga disa trajnerë, që e konsideronin shumë të dobët dhe ndrojtur për t’ia dalë në këtë profesion të vështirë. Hajduku i Splitit e injoroi, derisa Tomislav Basiç, një trajner i një skuadre që Modriç luante në Zadar, e takoi dhe shfrytëzoi kontaktet e tij për t’i siguruar një provë te Dinamo e Zagrebit. Nga atje, talenti i tij lulëzoi. Ai shkoi te Totenhemi dhe më pas te Reali. Tani është emblemë e klubit dhe vendit të tij, ndërsa konsiderohet një nga lojtarët më të çmuar në botë.

Jeta personale–Edhe jeta e tij private shkeli të njëjtat gjurmë. Ai u martua me Vanja Bosniç, e cila është edhe menaxherja e tij, në vitin 2010 në Zagreb. Ata u takuan për herë të parë në agjencinë sportive të Mamiç, ku ajo punonte. Vedran Çorluka, ish-shoku i tij te Totenhemi dhe Kroacia, ishte shoqëruesi i dhëndrit në dasmën e tyre.

Fëmija i parë i çiftit, djali Ivano, lindi tri javë pas martesës. Që prej atëherë, ata kanë edhe dy vajza, Emën 5-vjeçare dhe Sofian, e cila lindi vitin e shkuar. Bosniç thuhet se ka një ndikim të madh në jetën e tij. Ishte ajo personi që orkestroi transferimin e tij në Madrid (30 milionë paund).

Tags: “Topi i Artë”jetaLuka Modric

TË LIDHURA

Sport

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Sport

Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

21:30 | 18/07/2026
Next Post

Jeton mes bombave, Messi “braktis” djaloshin afgan

Cikalleshi shënon supergol në Turqi, Kupa kompeticioni i preferuar (Video)

Çdo ditë mijëra turistë mbi Murin Kinez







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com