Festa e çmendur që bëri Jurgen Klopp duke ‘pushtuar’ fushën pas golit në minutën e fundit të derbit të Merseyside nga Divock Origi, bëri që të humbet veprimi i Xherdan Shaqirit.
Futbollisti me origjinë shqiptare luajti nga fillimi në këtë sfidë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë kur rezultati ishte akoma 0-0. Por nga stoli ai ka festuar si i çmendur kur Origi shënon atë gol në minutën e 95’. Ai ngriti xhupin e tij në ajër dhe e përplasi në stolin që ndodhej para tij.
Tifozët e Liverpool e kanë pëlqyer shumë këtë moment dhe e kanë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale. Një tifoz i Reds shkruan: “Shaqiri është ‘i çmenduri’ që na duhet”. Ndërsa një tjetër përkrahës i Liverpulit e krahasoi Shaqirin me një superhero imagjinar.
https://twitter.com/MrNickMason/status/1069362165491122183
Ish-lojtari i Stoke City tashmë ka fituar reputacionin e duhur në skuadër dhe është ai që ka rezultuar deciziv në disa ndeshje. Shaqiri u bashkua me Livepool në merkaton e verës vetëm për 13 milionë paund. TIRANA TODAY
Moreno and Salah hugging each other, Shaqiri doing a ‘Mourinho’ and throws his jacket, Klopp and his staff celebrating, James Milner doesn’t looked arsed. 😂 pic.twitter.com/klnbx3lWRx
— Samuel (@SamueILFC) December 2, 2018