Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Haradinaj ‘kopjon’ Ramën, edhe autostradat e Kosovës do të bëhën me pagesë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Pagesa për shfrytëzimin e autostradave në Republikën e Kosovës pritet të fillojë nga viti 2020, ka bërë të zëvendësministri i Infrastrukturës së Kosovës, Rexhep Kadriu.

Ai ka thënë se gjatë caktimit të çmimit të kësaj takse për bazë do të merret shuma e mjeteve që shpenzohet përmirëmbajtjen e tyre, e cila do të shpërndahet proporcionalisht te qytetarët që i shfrytëzojnë këto rrugë. Pagesa për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi” pritet të fillojë nga viti 2020, ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu. Në një intervistë për Radio Kosovën, Kadriu ka thënë se pagesa nuk mund të hyjë në fuqi më herët pasi ka ende procedura për përfundimin e tërësishëm teknik të tyre.

“Realisht më 2020 nuk do të mundemi me hy, sepse vetëm studimi i fiziblitetit do të na marrë kohë gjashtë muaj. Nuk do të ngutemi, do ta bëjmë një taksë rrugore e cila do të jetë e kapshme për të gjithë qytetarët dhe për bizneset.”Ndërsa, sa i përket shumës së pagesës, Kadriu ka thënë se do të merret për bazë shuma e shpenzuar për mirëmbajtjen e tyre, e cila tha se do të shpërndahet proporcionalisht te qytetarët që i shfrytëzojnë këto rrugë.“Për të vendosur një çmim të autostradës duhet me marrë atë çka e harxhon t’i për me mirëmbajt, jo me taksë të qytetarit me mbush buxhetin shteti. Ne për një vit harxhojmë për mirëmbajtje të autostradave rreth 5 milionë euro, atëherë në proporcion me veturat të cilat do të kalojnë do të përpjesëtohet, dhe shpresoj se do të jetë minimale”, ka thënë Kadriu, për “Radio Kosovën”.

Megjithatë, para pagesës, Kadriu ka thënë se në pranverën e vitit të ardhshëm do të shpallet studimi i fizibilitetit, do të ketë debate me qytetarë, biznese dhe të gjithë bashkërisht do të vendosin një taksë minimale. Ndërsa, për formën e pagesës, Kadriu ka theksuar se do të bëhet përmes sistemit të menaxhimit të rrugëve në Republikën e Kosovës. Ai shtoi se nga maji i vitit të ardhshëm do të krijohet sistemi inteligjent i menaxhimit të rrugëve.

“Të gjithë veturat të cilat kalojnë nëpër autostradë dhe rrugë nacionale do të incizohen, shpejtësia e tyre do të fotografohet, matjet e peshave të kamionëve që qarkullojnë nëpër rrugët tona do të bëhet në mënyrë automatike me senzorë dhe pagesa e taksave do të bëhet në momentin kur regjistrohet, me tabela, ku do të jetë mundësia për një javë, për një muaj, për një vit.”Në Kosovë deri më tani kanë përfunduar dy autostrada dhe janë në ndërtim e sipër edhe katër të tjera, të cilat synojnë lidhjen e gjashtë rajoneve të Kosovës njëra me tjetrën”, u shpreh ai.

Tags: “kopjon”autostradatbëhenharadinajKosovësme pagesëRamë

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Basha e la jashtë PD-së, Jozefina Topalli merr një detyre të re

Komandanti grek ndjehet i kërcënuar: Turqit na 'ngacmojnë' mbi 10 herë në natë

Adelina Tahiri rrëfen si u njoh me burrin maqedonas







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com