Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pamje të rënda/ Daniel Drobaj heq fashon nga dora, tregon gishtat e nxirë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pamje të rënda/ Daniel Drobaj heq fashon nga dora, tregon gishtat e nxirë

Gjykata e Tiranës la në burg ditën e djeshme Daniel Drobajn.  18- vjeçari dyshohet se hodhi kapsollën në drejtim të efektives së plagosur, Ina Nuka, gjatë protestës përpara Kuvendit.

Daniel Drobaj në Gjykatë me dorë të thyer on Vidnews.

Seanca gjyqësore nisi me probleme, pasi deputetë të opozitës kërkonin të hynin brenda.  Ndërkohë seanca  ishte parashikuar të zhvillohej me dyer të mbyllura. Për këtë arsye, gjyqtari Besnik Hoxha u detyrua të ndërronte sallën e zhvillimit të seancës.

18-vjeçari Daniel Drobaj u shfaq më pas në kafaz, duke treguar edhe njërën dorë të fashuar drejt kamerave.

Ai pretendon se është dhunuar nga oficerët e Policisë gjatë shoqërimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Drobaj gjithashtu e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka hedhur asnjë kapsollë në drejtim të Policisë. Avokati i tij mbrojtës kërkoi lirimin e Drobajt, pasi ai duhet të ndjekë edhe studimet në Inxhinierinë e Ndërtimit. Mbrojtësi ligjor paraqiti edhe disa dëftesa notash të të arrestuarit, notat e të cilave tregojnë sipas tij që i riu është i përkushtuar në studime.

Megjithatë, asnjë nga këto nuk mjaftoi, pasi gjyqtari Besnik Hoxha vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për Daniel Drobajn.

Dëshmia

Ky i fundit ka deklaruar se të enjten e shkuar kishte dalë të protestonte si banor i zonës ku pritet të zgjerohet “Unaza e Re”.

Ai ka pranuar se ka pasur me vete atë ditë tri kapsolla, por i ka hedhur ato pranë një llamarine që rrethon objektin në ndërtim të Xhamisë së Namazgjasë.

Gjithashtu, Drobaj ka dhënë versionin e tij edhe për videon kur shihet se përleshet me disa efektivë të Policisë. Sipas tij, efektivët kanë dashur ta shoqëronin në mënyrë të padrejtë dhe ai ka kundërshtuar. Më pas kanë ndërhyrë disa deputetë të opozitës dhe ai është larguar për t’u arrestuar 24 orë më pas.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i tij, ku pas seancës tha se arrestimi ishte i padrejtë dhe se nuk ka prova që Drobaj ka hedhur kapsollën që i këputi dy gishtërinj efektives së Policisë, Ina Nuka.

Daniel Drobaj u bë protestuesi i 12 që u arrestua nga Policia në fundjavë, pasi akuzohet se ka plagosur efektiven e Policisë, Ina Nuka, gjatë protestës që degjeneroi në dhunë përpara Kuvendit.

Ai është mes banorëve të zonës së “Unazës së Re” q,ë kundërshtojnë projektin e zgjerimit të rrugës pa marrë dëmshpërblimet për banesat që shemben. Nga ana tjetër, efektivja Ina Nuka është dërguar në Ankara për mjekim më të specializuar, ku pritet që të ndërhyhet për rikuperimin e mundshëm të gishtërinjve të humbur./Panorama/

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë
Aktualitet

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it
Aktualitet

GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

10:36 | 31/12/2025
Next Post
E futën në burg, shkodrani fiton lirinë falë kësaj videoje

E futën në burg, shkodrani fiton lirinë falë kësaj videoje

“Tapë” mbi timon, Alban Hoxha lirohet nga burgu

"Tapë" mbi timon, Alban Hoxha lirohet nga burgu

Shtypi serb në dilemë: Do krijohet apo s’do krijohet “Shqipëria e Madhe”?!

Shtypi serb në dilemë: Do krijohet apo s'do krijohet "Shqipëria e Madhe"?!







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

by mirseda
11:00 | 31/12/2025
0

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të...

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

10:36 | 31/12/2025
Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

10:33 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com