Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1977/ Zbulohet e vërteta që fshehu regjimi, ja si nisi dënimi i “kulakëve të Poshnjës”

7 vjet ago
in Të Gjitha
1977/ Zbulohet e vërteta që fshehu regjimi, ja si nisi dënimi i “kulakëve të Poshnjës”

Nga Kastriot Dervishi/ Në vitin 1977 në Rrethin e Beratit u arrestuan disa kundërshtarë të regjimit që zhvillonin agjitacion e propagandë. Në dokumentet e kohës, ata cilësohen herë “grup kulakësh” e herë “grup ish kulakësh”.

Në fund fare, në gjykatë i kanë lënë si kulakë. Është ndër rastet më tipike të rëndimit të akuzës nga agjitacioni e propaganda, te diversioni që do i shkaktonte gjoja dëme ekonomisë rrangallë komuniste.

Ky zmadhim është bërë qëllimisht në mënyrë që procesi të shërbente edhe si instrument i propagandës shtetërore. Le të shohim dy njoftimet e para të nisjes së çështjes nga Drejtoria e Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në raportin e datës 28.5.1977 të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, për Komitetin Qendror të PPSH-së, me lëndë “Mbi veprimtarinë armiqësore të një grupi kulakësh”, njofton se ishin implikuar 26 persona, 3 prej të cilëve ishin arrestuar:

-Luftëtar Sako Protoduari (1952), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 6.1.1977.

-Sako Murat Protoduari (1910), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 12.3.1977.

-Muharrem Sako Protoduari (1955), lindur e banues në Poshnje të Beratit, “shtresë e pasur fshatare, ish i cilësuar kulak”, arrestuar më 21.4.1977.

Në raport pasi shpjegohet agjitacioni e propaganda, nuk thuhet asgjë për akte diversioni, por në fund bëhet fjalë për një sasi dinamiti që do siguronin (pra në kohën e ardhme) Luftëtari e Muharremi për t’u arratisur në Jugosllavi. Ndër të tjera në raportin e F.Shehut thuhet:

“Të pandehurit e mësipërm, duke qenë në pozita armiqësore me pushtetin popullor, vazhdimisht duke shfrytëzuar çdo rast në takime me persona të tjerë, kanë zhvilluar biseda nga më të ndryshme me karakter armiqësor.

Këto biseda të përmendurit i kanë bërë kryesisht me elementë të deklasuar e të goditur nga pushteti popullor (kulakë e ish të cilësuar kulakë) që banojnë në zonën e mesit të urave të Rrethit Berat, kështu këta të pandehuri, në bisedat e zhvilluara kanë marrë në mbrojtje elementët armiq e tradhtarë, sidomos komplotistët Beqir Balluku e të tjerë, kanë folur kundër gjendjen ekonomike të vendit tonë, duke lavdëruar njëkohësisht gjendjen ekonomike të vendeve revizioniste-perëndimore dhe të kohës së regjimeve antipopullore në vendin tonë.

Këta elementë armiq, e kryesisht i pandehuri Sako Prototuari, kanë synuar që të mbledhin rreth vetes së tyre elementë të rinj me prejardhje reaksionare, sepse siç shprehej ai, ‘ne tani u plakëm, por kur të vijë dita jonë djemtë tanë do t’i shkojnë në hell të skuqur këta leckamanë që qeverisin sot e na kanë marrë pasuritë’. 

Më qëllim që të shtonte te të tjerët urrejtjen karshi pushtetit popullor, ky i pandehur dhe bijtë e tij, bisedat armiqësore i kanë bërë duke mbledhur elementë të deklaruar në shtëpinë e tyre apo shtëpi të kulakëve të tjerë të asaj zone, duke u folur atyre për kohërat e lumtura që kishin kaluar kur ishin zotër të tokave që sot ua ka marrë pushteti popullor dhe duke bërë aluzione se ato kohëra përsëri do të vinin, po duhej që të mos humbisni shpresën.

Gjithashtu duhet theksuar se Sako Protoduari i nxiste të tjerët që të ndërmerrnin akte dhune ndaj njerëzve të pushtetit duke u shprehur se “u kam thënë djemve të mi që t’i rrihnin të gjithë këta leckamanë të ndyrë që na kanë marrë tokat dhe na qeverisin ne sot…se do të vijë përsëri koha jonë dhe ne do të marrim hak për këto që po na bëjnë”. 

Dy të pandehurit e tjerë, Luftëtar e Muharrem Protoduari, duke parë se ndryshimi i situatës bë vendin tonë po zgjaste shumë, vendosën që të arratiseshin në Jugosllavi”.

Më 7.9.1977 ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu njofton Komitetin Qendror të PPSH-së për disa të pandehur që kishin krijuar “një organizatë kundërrevolucionare”, duke synuar ndër të tjera edhe hedhjen në erë të kaldajës së kombinatit të tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat.

Tashmë zhvendoset edhe arratisja nga Jugosllavia në Greqi. Është zhvendosur krejtësisht objekti i hetimit, nga agjitacioni te aktet e diversionit. Implikoheshin 26 persona.

Ministri i propozonte partisë organizimin e dy proceseve, (gjyqi i njërit që është i filmuar)  dhe një tjetër. Po ashtu do vazhdonte ndjekja nga Sigurimi e 15 të tjerëve./55news/

Tags: dënimie vertetafshehukulakëvenisiPoshnjësRegjimizbulohet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Historiani: Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 27 nëntor në Durrës

Historiani: Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 27 nëntor në Durrës

“Furtunë” me trajnerët e moshave, shpëton vetëm Alban Bushi

“Furtunë” me trajnerët e moshave, shpëton vetëm Alban Bushi

Foto/Kacifas, provokimi i turpshëm i lacialëve ndaj Tares dhe Strakoshës

Foto/Kacifas, provokimi i turpshëm i lacialëve ndaj Tares dhe Strakoshës

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com